Babeli
Përktheu: Mimoza Dino
456 faqe
Alisa Babeli është vajza më e pasur në botë. Nga apartamenti i saj që ndodhet në katet e sipërme të kullës më të lartë në vend, ajo sheh poshtë qytetin si xhungël, një botë milingonash punëtore, lypsarësh dhe terroristësh. Sa shumë do të donte të shkëmbehej me secilin prej tyre! Pas një sulmi terrorist, që u kushtoi jetën dy prindërve të saj, ajo ka mbetur e paralizuar dhe askush nuk di t’i thotë nëse një ditë do të ecë dot përsëri!
Alisa është e mbrojtur nga gjyshi, padroni i kullës Babel, por ndihet e burgosur në një kafaz floriri, si një princeshë në pritje të shpëtimtarit. Por, mjerisht, princërit ende nuk e dinë se ajo ekziston. Derisa Naomi, vajza misterioze e ardhur nga jetimorja, hyn në dhomën e saj, duke sjellë me vete një jetë të re, por edhe një rrezik të ri…
Në një botë misterioze gjarpërinjsh argjendi, mes librash të shenjtë e letrash Tarot, rojash muskulorë dhe puthjes së parë, forca e shoqërisë duket mister edhe më i madh për Alisën…
Rreth përkthyesit
Mimoza Dino
Mimoza Dino lindi në Tiranë. Gjimnazin e përfundoi më 1980, ndërsa studimet e larta për gjuhë shqipe dhe letërsi më 1985, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, UT. Në vitet 1985-1991 punoi si redaktore në shtëpinë botuese “8 Nëntori”; më 1994-1997 - përkthyese/interpretuese për programin Interreg të Komisionit Europian, në Athinë. Mimoza Dino ka një karrierë shtatëmbëdhjetëvjeçare si përkthyese dhe interpretuese e kualifikuar për gjuhët shqip-holandisht, shqip-frëngjisht, shqip-greqisht dhe anasjelltas, duke punuar për programe e institucione të ndryshme të BE-së, për Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, për Komisionin Europian, për mediat audio-vizive dhe kanalet televizive në Belgjikë, Holandë etj. Anëtare e dy shoqatave të përkthyesve dhe interpretuesve në Belgjikë: LEXTRA LINGUA dhe BBVT. Mimoza Dino është përkthyese e disa veprave letrare, ndër të cilat përmendim: Tregime mitologjike, S. Marteli; Kërkohet shpresë, A. Samarakis; Udhëtoj nëpër Japoni dhe Kinë, N. Kazantzakis.