Blog

Nga një kapitull, çdo natë.

Olga prej letre. Një udhëtim i jashtëzakonshëm. Kjo nuk është një histori vetëm për fëmijë, kjo është një histori për të gjitha moshat. Ndaluni një çast dhe lexojeni librin së bashku me fëmijët tuaj. Nga një kapitull çdo natë. Një ledhatim që, me siguri, ju dhe fëmijët tuaj e meritoni.  Gjeni pak kohë për të ndarë së bashku momente leximi, reflektimi dhe emocioni.  [video poster="http://dituria.al/different-voices/wp-content/uploads/2017/12/Olga-prej-letre-Një-udhëtim-i-jashtëzakonshëm-Kjo-nuk-është-një-histori-vetë-mp4-image.jpg" width="640" height="480" mp4="http://dituria.al/different-voices/wp-content/uploads/2017/12/Olga-prej-letre.-Një-udhëtim-i-jashtëzakonshëm-Kjo-nuk-është-një-histori-vetë....mp4"][/video] Lexim të këndshëm dhe Gëzuar Krishtlindjen!

Continue Reading →

Rekomandime nga DITURIA. Fëmijët duhet të lexojnë vetëm libra të mirë

Në këto pragfestash, Shtëpia Botuese DITURIA ka bërë disa rekomandime  për lexuesit e vegjël a për nënat e tyre, që të zgjedhin dhuratën e duhur për të vegjlit e tyre. Libra të mrekullueshëm për fëmijë nga mosha 8-14 vjeç. "A di të fërshëllesh, Johana?" - Ulf Stark. "Olga prej letre. Një udhëtim i jashtëzakonshëm" -  Elisabetta Gnone. "Skellig. Historia magjike e një miqësie të pazakontë" - David Almond.

Continue Reading →

PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: Shkolla e Mesme të Bashkuar, Derviçan

PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018:  "Libra të rinj, prezantime, aktivitete, lexime të ndryshme, gjithmonë interesante". "T edukojmë përmes leximit". Në Shkollën e Mesme  të Bashkuar, në Derviçan, për prezantimin e librave të Alki Zeit. U ndodhëm para surprizës së bukur, që shumë nga nxënësit i kishin lexuar dhe kishin shume për të diskutuar për librat. Drejtori i Diturisë, z. Petrit Ymeri, përkthyesi Kleo Lati e të tjerë iu përgjigjen pyetjeve të nxënësve. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe konsulli grek në Gjirokastër, z. Visilios Tolio.

Continue Reading →

PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: shkolla “Adem Sheme”, Sarandë

PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: "Libra të rinj, prezantime, aktivitete, lexime të ndryshme, gjithmonë interesante". Në shkollën 9-vjeçare "Adem Sheme", në Sarandë, shkolla më e madhe e rrethit, me rreth 1 300 nxënës, u zhvillua më shumë se një prezantim i librave te Alki Zeit për fëmijë dhe adoleshentë, një diskutim i bukur për vlerat e letërsisë, me pyetje e përgjigje nga z. Petri Ymeri dhe nga përkthyesi i  librave të Zeit, me inskenime në shqip dhe greqisht të nxënësve, sidomos për romanin "Kostandina", dhe me krijime, ese, tregime të nxënësve,. Pati  reflektime të thella për rreziqet e drogës dhe forcën...

Continue Reading →

Kur librat përcjellin mesazhe: interpretim i fragmenteve nga romani “Kostandina”

"Pse të lexojmë një libër? Në botë ka miliona njerëz që nuk mund të lexojnë, madje edhe mes atyre që mund ta bëjnë këtë, shumë pak janë ata që lexojnë rregullisht libra. Është e lehtë të mbushësh ditën me internet, televizion, video-lojëra. Por asnjë nga këto aktivitete nuk është lexim. Leximi është art, zbavitje, mësim. Leximi do t'ju ndryshojë mendjen, po ashtu si fizkultura ju ndryshon trupin: një botë krejt e re do të hapet para jush; do të ndiheni dhe do të veproni ndryshe, sepse librat do të jenë më të gjallë dhe argëtues për ju",- kështu e hapi fjalën...

Continue Reading →

Fjala e përkthyesit Kleo Lati për librat e Alki Zeit

Alki Zei është shkrimtarja më e madhe greke për fëmijë Alki Zei: Një shkrimtare 92 vjeçare, shembull i shkrimtares së angazhuar. Alki Zei u bë e famshme në Historinë e Kohës së saj, por edhe për kohën tonë! Ajo u bë pjesë e saj. Dhe vazhdon të shkruajë e të punojë çdo ditë. 92 vjeçe, por plot energji dhe dëshirë për të udhëtuar e për të takuar lexuesit e saj, fëmijë e të rinj, autorja më e madhe bashkëkohore greke e letërsisë për fëmijë iu përgjigj menjëherë ftesës për të qenë e pranishme në dy prezantime të organizuara nga Shtëpia...

Continue Reading →

Mbresa nga shkolla “Pandeli Sotiri”

PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018:  "Libra të rinj, prezantime, aktivitete, lexime të ndryshme, gjithmonë interesante". "Nxënësit duhet ta zbulojnë botën edhe përmes librave.  Librat janë një pasuri që nuk ka shok, prandaj të gjithë, shkolla, bibliotekat, shteti dhe ne "punëtorët" e librit, duhet te punojmë me përkushtim për këtë qëllim. Shkolla “Pandeli Sotiri” punon shumë edhe për këtë, natyrisht falë pasionit të mësuesve dhe drejtuesit të saj, gjë që manifestohet në këtë aktivitet interesant dhe mjaft të gjallë, organizuar në bashkëpunim me DITURINË. Falënderojmë edhe Ambasadën Greke në Tiranë që u përkujdes të jepte një kontribut në pasurimin e bibliotekave të...

Continue Reading →

PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: në Gjirokastër, shkolla “Pandeli Sotiri”

PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018:  "Libra të rinj, prezantime, aktivitete, lexime të ndryshme, gjithmonë interesante" Sërish mes nxënësish! Këtë herë në shkollën "Pandeli Sotiri" në Gjirokaster, drejtori i Sh.B. DITURIA, z. Petrit Ymeri, së bashku me perkthyesit Kleo Lati dhe Jani Malo, për të prezantuar librat "Çadra e purpurt" e "Kostandina" të Alki Zeit, si dhe titujt e tjerë të Projektit Different Voices. Një diskutim mjaft interesant mes nxënësve, mësuesve, përkthyesve të talentuar të këtyre librave. Z. Petrit Ymeri foli për rëndësinë e madhe te librit, leximit, përzgjedhjes së titujve që duhet të bëjnë shkollat, për të qenë libri, në këtë...

Continue Reading →