Çadra e purpurt
Çadra e purpurt
Alki Zei
Përktheu: Kleo Lati
224 faqe
600 lekë
ISBN 978-9928-217-44-8
Pak përpara luftës së vitit 1940, diku në Marusi jeton me prindërit e vet Lefteria, një vajzë dhjetëvjeçare, të cilën vëllezërit më të vegjël binjakë e thërrasin Letro.
Ajo nuk i ka aspak qejf punët e shtëpisë si dhe ato që quhen “punë për goca”, por ka dëshirë të bëjë ca gjëra që nuk i pëlqejnë babait të saj: lexon me ëndje libra, dëshiron shumë të shkojë në teatër, e ndonjëherë ëndërron t’i ngjajë Antigonës, heroinës së Sofokliut.
Në katin e sipërm të shtëpisë së tyre jeton zoti Marsel, një francez i vendosur përgjithmonë në Greqi, që ka nën kujdes nipin e vet, Benuain, i cili bëhet shok i pandarë me fëmijët. Lodra kanë pak, ndërsa fantazia nuk u shteron kurrë. Të gjithë bashkë kanë një mijë e një ide, thurin plane e rrengje, që i magjepsin edhe ata vetë.
Si ai plani me çadrën e purpurt, për shembull… Ah, sa gjëra mund të bëhen me një çadër të purpurt!
Rreth përkthyesit
Kleo Lati
Kleo Lati ka lindur më 1952. Shkollën e mesme e kreu në Vlorë. Studimet e larta në Degën e Gazetarisë, Universiteti i Tiranës, më 1975. Më 1975-1996 punoi si gazetar në gazetat më të rëndësishme dhe në Institutin e Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Më 1991-1996 korrespondent në Tiranë i gazetës së përditshme greke “Eleftheros Typos” dhe më 1996-2005 korrespondent i Agjencisë Greke të Lajmeve “Macedonia Press”. Më 1999-2008 përkthyes në Zyrën e Shtypit të Ambasadës Greke në Tiranë. Nga viti 2011 përkthyes zyrtar për gjuhën greke në Ministrinë e Drejtësisë. Qytetar me shtetësi greke dhe shqiptare. Ka mbaruar kursin nëntëmujor për Gjuhën, Letërsinë dhe Historinë Greke në Athinë, në vitin 2004. Ka shkruar dhe botuar në gjuhën shqipe disa romane, si: “Dhe yjet dridhen nga dashuria”, “Mëkati i bukur i tradhtisë”, “Trupi im më përket mua”, si dhe drama, vëllime me tregime, libra për fëmijë etj. Ka përkthyer në shqip shumë vepra të shquara të letërsisë greke. - Vëllim me tregime nga autorë të njohur grekë (A. Samarakis, V. Vassilikos, M. Kumandareas etj) 2003. - “Në emër të dashurisë”, roman, A. Samarakis, 2005. - “Fëmijët nuk duan psikolog. Duan prindër”, Nikos Sideris, 2010. - “Një dashuri dy jetë”, roman, Melina Tuda, 2011. - “Për cilën dashuri më flet”, roman, Thekla Kristaqi, 2011. - “Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie”, roman, Mitsi Valaka, 2012. - “Agrixhento”, roman, Kosta Haxhiantoniu, 2013 (fitues i Çmimit Europian 2011). - “Sprova e kohës së humbur”, roman, Kani Karava, 2013. - “Fijet”, roman, Katina Vlahu, 2014.