Degjoje zemren time
poster – degjoje

DËGJOJE ZEMRËN TIME

DËGJOJE ZEMRËN TIME
Autore: Bianka Pitzorno
Përktheu: Erion Kristo
436 faqe
Çmimi 900 lekë

Kur mësueses së re i ngjitin nofkën Harpia Sferca dhe çdo ditë shkolla shndërrohet në një betejë, ju mund të besoni përnjëmend se në klasën IV D ndodhin nga të tëra! Midis skeleteve që duhen ngritur në këmbë, gjeneralëve austriakë dhe fantazmave në korniza, lexueseve të fotoromaneve dhe panterave prej kadifeje, tri heroina, Eliza, Priska dhe Rozalba, do të udhëheqin luftën kundër padrejtësisë, mjaft që fitorja të arrijë, e ngadaltë por e paepur ama, si vrapi i një breshke…
“Ke degjuar Zemrën e De Amiçisit, tani dëgjoje zemrën time”.

Rreth autorit

Bianca Pitzorno

Kush e ka shkruar librin "Degjoje zemren time"?
"Për njëzet vjet, pasi botova librin tim të parë, nuk hodha në letër asnjë radhë, që të frymëzohej drejtpërdrejt nga jeta a kujtimet e mia. Kur kritikët letrarë i ktheheshin letërsisë për fëmijë, ishin shumë të rreptë për librat autobiografikë. Jeta ka ndryshuar kaq shumë, ngulnin këmbë ata, e lexuesit e vegjël modernë janë ndryshe, nuk u bëhet vonë fare për fëmijërinë e shkrimtarëve. Mirëpo sa herë takoja lexuesit e mi të vegjël, më mbulonin me pyetje: “Si ishte jeta kur t’i shkoje në shkollë? Çfarë bëje kur ishe e vogël?” Dhe kur filloja e rrëfeja për mësuesen time të tmerrshme ose për rrengjet që sajoja me shoqet, në vend që të mërziteshin dhe të shfrynin: “Uffa, ç’gjëra të vjetra po na thua!”, këmbëngulnin: “Prapë, të lutem na trego prapë.”
... Mund të shtoja edhe shumë gjëra të tjera për këtë libër, por nuk është vendi dhe, për më tepër, nuk dua t’ju mërzis. Por një gjë lipset thënë: UNË NUK JAM PRISKA PUNTONI. E vogël isha shumë e ndrojtur dhe nuk e kisha fjalën në majë të gjuhës, si Priska. Dija të shkruaja tregime si Priska dhe të vizatoja bukur si Rozalba, gjyshja dhe xhaxhallarët e mi u shëmbëllenin atyre të Elizës, por nuk isha jetime. Personazhet e këtij libri janë ndërtuar me “copa” të ndryshme të shumë personazheve të vërteta, prandaj është e kotë të kërkosh kush ishte Sveva dhe kush Ester Panaro. Edhe kur shkruan libra me kujtime, shkrimtari e ndryshon dhe e pasuron realitetin."
Bianca Pitzorno, nga Pasthënia.

Rreth përkthyesit

Erion Kristo përfundoi studimet e larta për Gjuhë dhe letërsi, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, 1994; më 1996 studimet master në Filozofi në Universitetin San Tommaso, Itali; më 2001-2002 studimet master në Administrim Menaxhim, IFG-FNEGE, Tiranë - Universiteti Montesquieu BORDEAUX IV, Francë; më 2004-2005 studimet master në Letërsi, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Tiranës; më 2012 studimet në UCLA Los Anxhelos, fitues i Fulbright Scholar në Departamentin e Shkencave Politike; më 2014 studimet doktorale në Filozofi, Universiteti “San Tommaso”, Romë, Itali. Erion Kristo është autor i mjaft tregimeve, poezive, eseve dhe shumë përkthimeve nga autorë të ndryshëm. Anëtar i Shoqatës për Progres dhe Kulturë në Mediat Eletronike etj. Pjesëmarrës në disa seminare të zhvilluara nga Këshilli i Europës në Budapest, Sofje, Insbruk, Strasburg etj. Njohës shumë i mirë gjuhëve italiane dhe angleze. Përkthyes i më tepër se 20 titujve për fëmijë, të rinj e të rritur. Disa nga titujt e tij të përkthyer, janë përfshirë sot në programet shkollore të letërsisë: “Matia dhe gjyshi”, nga Roberto Piumini; “Pema e errët”, nga Donatella Bindi Mondaini; “Magjistari i Ozit”, nga L. Frank Baum. Përkthyes i dhjetëra veprave në filozofi-sociologji nga italishtja ose anglishtja në shqip.