E bardha dhe e zeza - book cover
E bardha dhe e zeza – book cover

E bardha dhe e zeza

E bardha dhe e zeza
Malorie Blackman
Përktheu: Virgjil Muçi
472 faqe
900 lekë
Kallumi, gjashtëmbëdhjetë vjeç, i bardhë, është një qeros, pra qytetar i dorës së dytë, në një botë të sunduar nga njerezit me ngjyre…
Sefi, katërmbëdhjetë vjeç, e zezë, është një Kros, vajza e njërit prej burrave më të fuqishëm në vend…
Në botën e tyre, qerosët e bardhë dhe Krosët e zinj nuk mund të përzihen, por ja që dashuria nuk u është bindur kurrë rregullave. Kallumi dhe Sefi, shokë që fëmijë, tani që janë rritur, ndoshta ndiejnë diçka më shumë. Ata takohen fshehtas dhe thurin plane…
Por nuk është e lehtë të shkosh kundër konvencioneve, të mbrosh atë që beson, të vendosësh se çfarë duhet të besosh: ndonjëherë është një betejë e vërtetë, kundër të tjerëve, por edhe kundër vetes.
Ndërkohë, tensioni midis të bardhëve dhe njerezve me ngjyre rritet, derisa një ditë shpërthen bomba… Babai i Kallumit është i dyshuari kryesor, kurse ati i Sefit nuk do të ndalet para asgjëje, derisa ta shohë atë të varur në litar. Gjuetia e gjakut nuk do të kërcënojë vetëm dashurinë, por edhe jetën e Kallumit dhe Sefit.
Në këtë thriller që do të mbetet i pashlyer në kujtesën e lexuesve, britanikja e famshme Malorie Blackman e kthen botën përmbys. Ajo që është e bardhë, bëhet e zezë dhe ajo që është e zezë bëhet e bardhë, një gjë mbetet e qartë: hamendjet mund të jenë vdekjeprurëse.
#DifferentVoices #CreativeEurope #EBardhaDheEzeza#HistoriaedashuriseeKallumitdheSefit #MalorieBlackman #VirgjilMuçi#unelexoj #meDiturine

Rreth autorit

Malorie Blackman

Malorie Blackman

Malorie Blackman, një nga shkrimtaret më interesante e me shumë imagjinatë që shkruan për lexuesit e rinj. Autore e mjaft skenarëve televizivë, fitues të Çmimit BAFTA.
Romani E bardha dhe e zeza, i botuar në vitin 2001 në Britaninë e Madhe, pati një sukses të jashtëzakonshëm te lexuesit dhe kritikët. Libri meritoi mjaft çmime të rëndësishme letrare përfshirë Children’s Book, Sheffield Children’s Book dhe Lancashire Children’s Book Award, ndërsa librat e tjerë të shkruar më pas, Knife Edge, Hacker dhe Thief! fituan Young Telegraph/Gimme 5 Award, dhe është e vetmja autore dy herë fituese e këtij çmimi.
Autore e mjaft titujve të tjerë për të rinjtë, që janë në majat e klasifikimit të librave të vlerësuar nga lexuesit. Librat e saj janë përkthyer në 15 gjuhë dhe kanë fituar çmime të shumta edhe në vende të tjera.
Jeton në Kent me bashkëshortin dhe vajzën e saj, Elizabetën.
Më 2005, Malorie u nderua me Çmimin Eleanor Farjeon si mirënjohje për kontributin e shquar në botën e librave për fëmijë.
Më 2008, u nderua me një OBE (Urdhri më i lartë i Perandorisë britanike) për shërbimin e saj për letërsinë për të rinjtë.

Rreth përkthyesit

Virgjil Muçi, autor i njohur në letërsinë për fëmijë, eshte nje nga perkthyesit me te njohur, ai ka sjellë në shqip shume vepra te medha: Kënga e Qyqes dhe Krimbi i mëndafshit nga R. Galbraith, botuar nga DITURIA, janë nga titujt më të suksesshëm që Virgjil Muçi ka shqipëruar për lexuesin e rritur. Ai ka perkthyer edhe për të vegjlit tituj te famshem, si: Pipi Çorapegjata nga Astrid Lindgren; Tre derrkucët dhe Rosaku i shëmtuar etj. Është fituesi i Çmimit kombëtar Penda e Argjendtë 1997; Çmimit të Përkthimit 1998; Çmimit At Donat Kurtit 2009, dhënë nga Ministria e Kulturës etj. Përrallat dhe tregimet e tij, si Shpatat nuk u ndryshkën, Si u bë kampione bretkosa Kuak, Rojtari i pyllit, Përralla shqiptare, vëll. I-IV, Shtrigat, Përralla shqiptare 100+1 natë, vëll. I, II janë shumë të dashura për të vegjlit. Disa libra të tij janë përkthyer edhe në gjuhën italiane, si: Fiabe albanesi, Antologia della letteratura albanese contemporanea etj.