Princesha Histaminë
Princesha Histaminë
Erik Orsenna
Përktheu: Venera Domi
120 faqe
600 lekë
ISBN 978-9928-217-55-4
Nga fantazia gjeniale e shkrimtarit Erik Orsenna, vjen një protagoniste e re që shpon si iriq dhe djeg si spec. Njihuni me Histaminën, vogëlushen që ka alergji nga gjithçka!
Njihuni me Histaminën, vogëlushen protagoniste të këtij libri!
Përshëndetje! Unë quhem Histaminë dhe jam njëmbëdhjetë vjeçe. Thonë se jam shumë e bukur (kjo s’ka diskutim) dhe e padurueshme (për këtë kundërshtoj!). Ndryshe nga ju, unë nuk duroj asgjë të padurueshme: njerëzit që vijnë erë të keqe, njerëzit që gënjejnë, njerëzit shumë të trishtuar ose shumë të lumtur, saqë nuk luajnë as gishtin, për të bërë ndonjë gjë tjetër. Sigurisht, jeta nuk është aspak e thjeshtë për dikë si puna ime. Por në këtë betejë të përditshme, unë kam disa aleatë. Duke filluar nga kafshët.
Doni të dini përse më quajnë Histaminë? Pyesni mjekun e familjes. Unë po ju them vetëm se jam alergjike ndaj gjithçkaje, përveç dashurisë, ëndrrave dhe lirisë…
Ky është vëllimi i parë i kujtimeve të mia. Edhe në moshën njëmbëdhjetëvjeçare, kur ke një jetë të pasur, ka shumë për të kallëzuar.
Për fëmijë nga 8 vjeç…
Rreth përkthyesit
Venera Domi
Venera Domi lindi më 1965, në Tiranë. Përfundoi studimet e larta për gjuhë dhe letërsi franceze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, më 1987. Më 2008-2009 u specializua për Administratë Publike pranë École Nationale d’Administration (ENA) Francë. Nga viti 1992 dhe në vazhdim ka kryer një sërë kualifikimesh në fusha të ndryshme të diplomacisë, si dhe ka ushtruar detyra të ndryshme pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme ku punon që prej vitit 1992, si brenda vendit dhe jashtë tij. Aktualisht shërben si Ambasadore e Shqipërisë pranë UNESCO-s. Njohëse e shkëlqyer e gjuhës frënge, angleze dhe italiane. Përkthyese e shumë veprave të letërsisë artistike, historike apo filozofike, si: Murkaluesi nga Marsel Eme; Mesnatë dashurie nga Michel Tournier, Origjina e mendimit grek nga Jean P. Vernant; Bonaparti mysliman nga Katherine E. Fleming.