Eleana është diplomuar për gjuhë shqipe dhe letërsi në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës; ka kryer fakultetin për Studime Europiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin Panteion të Shkencave Sociale e Politike të Athinës. Më pas është specializuar për të Drejtën e Mjedisit dhe Energjisë, në Universitetin Katolik të Leuvenit në Belgjikë. Ka punuar në Bruksel, për një periudhë, në institucionet e Bashkimit Europian, si asistente e eksperte në fushën e mjedisit dhe energjisë, diplomacisë dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjatë viteve të fundit është angazhuar kryesisht me projekte kulturore në Shqipëri dhe Greqi. Është në vitin e fundit të specializimit për Studime Teatri, në Universitetin e Hapur të Qipros. Aktualisht jeton në Bruksel.
Autore e një sërë artikujsh kulturorë, tregimesh të shkurtra, esesh, Eleana Zhako është edhe përkthyese e autorëve të ndryshëm, shqiptarë e grekë.
Përkthime nga shqipja në greqisht: Ndërhyrjet e Z. Shyti nga Ardian Vehbiu; Fluturimi mbi Teatrin Kombëtar të Kosovës nga Jeton Neziraj; Virgjëresha e Betuar nga Elvira Dones, Festivali Kulturor i Athinës.
Nga greqishtja në shqip ka përkthyer veprën “Vdes siç vdes një vend” të Dimitris Dimitriadis, Zenit (2015), që u vu në skenën e Teatrit Kombëtar, Tiranë, në shtator 2017.
Të tjera përkthime në proces:
Ο ευαγγελισμός της Κασσάνδρας (Ungjillëzimi i Kasandrës)
Ασκητική (Asketika) nga Niko Kazanxaqis
Η λάσπη (Balta) nga Kristo Armando Gjezo
Ka botuar përmbledhje poezish nga autorë grekë në revista letrare dhe elektronike.

Showing the single result