Rajna Kovaçi lindi në Sofje më 1963. Vjen nga një familje me nënë bullgare dhe baba shqiptar, por ka jetuar në Shqipëri. Shkollimin e ka kryer në Shqipëri. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë. Studimet e larta i përfundoi më 1985 për Gjuhë dhe letërsi angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Më 1993 u diplomua për Gjuhë, letërsi dhe kulturë bullgare në Universitetin Kombëtar të Sofjes.
Në periudhën 1989-2004 punoi si përkthyese në revistën “Bota letrare”; më 1994-2004 këshilltare për marrëdhënie me jashtë, në Ministrinë e Ndërtimit dhe të Transportit; më 2004-2008 drejtore e Organizatës për Barazi gjinore dhe për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve; më 2008-2010 sekretare e parë në Ambasadën e Shqipërisë në Sofje. Nga viti 2010 në drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë në Radiotelevizionin Shqiptar. Skenariste e disa dokumentarëve me TV Top Channel, Radiotelevizionin Shqiptar, TV Vizion+ etj.
Autore e librit “Diktatorët, burra të pangopur me gra”. Njohëse shumë e mirë e gjuhëve bullgare, angleze dhe italiane. Përkthyese e disa veprave. Përmendim: Shtamba e blertë (Зелената Стомна) nga Yordan Radichkov; Ëndrra e një tregtari (Сънят на продавача), Frika (Страх) nga Rumen Leonidov dhe Vazvishenie (Summit, EUPL – dorëshkrim) nga Milen Ruskov.

Showing the single result