Çunat nuk qajnë

Malorie Blackman
Përktheu Virgjil Muçi
328 faqe
900 lekë
“Trupi i saj i puthitur pas timit ishte i ngrohtë. Flokët e saj te mjekra ime ishin të butë e të mëndafshtë. Por unë e urreja.” Janë fjalët e Dantes, personazhit kryesor të këtij romani emocionues, nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme. Po mban në duar një foshnjë, për të cilën më parë nuk dinte asgjë dhe që, papritmas, e dashura e dikurshme ia lë në derë!
Nëna e Dantes nuk jeton prej kohësh dhe i ati, i kujdesshëm, por i rreptë, nuk është nga ata që lë shteg për t’i ikur përgjegjësisë, kështu që Dante duhet t’i harrojë një herë për një herë, me gjithë dëftesën e tij me katër yje “A”, planet e universitetit: shkollimi i lartë, karriera si gazetar, një e ardhme vezulluese fluturon e zhduket.

Category:

Rreth autorit

Malorie Blackman

Rreth përkthyesit