Uria

Jamal Ouariachi
Përktheu: Albana Shala
680 faqe
1400 Lekë

Aurelia është nëna e dashur dhe e përkushtuar e një vajze trevjeçare, si dhe gazetare e suksesshme në televizion. Jeta e saj kthehet përmbys, kur i duhet të intervistojë ish-të dashurin, Alexander Laszlon, dikur një figurë shumë e njohur, me lidhje të forta në botën e politikës, i cili ka marrë pjesë në vitet ‘80 në një projekt ndihme në Etiopi, ku kishte pllakosur uria.
Dhjetë vjet më parë, marrëdhënia pasionante midis Aurelias, atëherë studente e re, pjesëmarrëse në projekt dhe e Aleksandrit të mrekullueshëm u ndërpre papritur, kur Laszlo u dënua për abuzim seksual të njërit prej fëmijëve të tij etiopianë të birësuar. Djali, së bashku me një duzinë fëmijësh etiopianë, ishte sjellë në Amsterdam për t’u arsimuar dhe edukuar, pjesë e iniciativës së Laszlos për formimin e Liderëve të Ardhshëm, që do të ktheheshin në shtëpitë e tyre të armatosur me dije, për të ndryshuar shoqërinë.
Reagimi i shoqërisë qe i ashpër: shtypi e sulmoi, publiku u shpreh pa njohur faktet dhe shumë shpejt Aleksandri, nga figurë e respektuar, përfundoi në një figurë të urryer publike që, pas burgut, u zhduk nga jeta publike.
Propozimi i Aleksandrit për Aurealian, pas dhjetë vjetësh, është i qartë: të shkruajë një libër për jetën, motivet dhe, sidomos, për idetë e tij rreth pedofilisë. Duket sikur personazhi kryesor, duke mbrojtur lirinë e shprehjes e të mendimit, del në mbrojtje të pedofilisë.
Por, në fakt, shkrimtari është përpjekur ta shohë nga një pikëpamje tjetër dhe të vërë në dukje reagimin indiferent apo violent, aktual në botën e sotme, ndaj kësaj dukurie.
Një udhëtim prej më shumë se 500 faqesh, përmes shtatë kontinenteve e disa dekadash, që na bën të mendojmë për çështje si seksizmi, barazia gjinore, feminizmi, raca etj., për botën, jetën dhe vdekjen, në një mënyrë madhështore.
Të gjitha këto përmes penës së Jamal Ouariachit, si një shkrimtar i ri dhe shumë i talentuar, një yll në rritje jo vetëm i letërsisë së Vendeve të Ulëta.

Libris Literature nominee for Long List, 2016
Fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, 2017

Category:

Rreth autorit

Jamal Ouariachi

Jamal Ouariachi

Jamal Ouariachi, lindur më 1978, është bir i një nëne nga Vendet e Ulëta dhe i një babai maroken. Ouariachi studioi psikologji në Universitetin e Amsterdamit dhe punoi disa vjet si terapist online. Debutimin e tij letrar e bëri më 2010 me romanin De vernietiging van Prosper Morèl (Shkatërrimi i Prosper Morèlit). Qysh atëherë ai nuk ka reshtur së shkruari tregime, artikuj dhe editoriale polemike për një varg revistash të rëndësishme, duke përfshirë nrc.next, HP / De Tijd, de Volkskrant, Knack Focusand Vogue. Romani i tij i dytë Vertedering (Zbutja) u nominua për BNG Literatuurprijs dhe Gouden Uil. Ky roman u ndoq nga romani 25, pjesë e një trilogjie letrare, shkruar së bashku me Daan Heerma van Voss dhe David Pefko.

Libris Literature nominee for Long List, 2016
Fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, 2017

Rreth përkthyesit

Albana Shala lindi në Shkodër më 1968. Shkollën e mesme e përfundoi më 1986 në Tiranë. Në vitin 1990 përfundoi studimet për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Më 1995 studioi për të Drejtën Ndërkombëtare në Institutin e Studimeve Shoqërore (ISS) në Hagë, Holandë, dhe më pas, më 1997, po në këtë institut mori master në Politikat e Zhvillimit. Në vitet 1999-2001 ndoqi programin e mësimit të gjuhës holandeze në Universitetin e Amsterdamit. Në vitet 1990-1992 punoi si redaktore në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori” në Tiranë. Nga viti 1992 deri në vitin 1994 ishte asistente e programit të UNDP për Shqipërinë. Më 1998-2011 ishte koordinatore programi në fondacionin “Pres Now” në Amsterdam, Holandë. Prej vitit 2011 është koordinatore programi në “Free Press Unlimited”, fondacion holandez që mbështet mediat e pavarura në zona konflikti dhe në vendet në zhvillim. Prej vitit 2014, për dy mandate radhazi, u zgjodh në krye të bordit të IPDC (Programit Ndërkombëtar të Zhvillimit të Komunikacionit) të UNESCO-s dhe mbetet anëtare e këtij bordi. Prej vitit 2015 është anëtare e bordit të fondacionit “In den Vreemde” (në ndihmë të artistëve në rrezik) dhe që në nëntor të 2019 e drejton këtë bord. Në vitin 2010 mori pjesë në International Writing Program Residency, në Universitetin e Iowa-s, në SHBA. Në vitin 2011 ishte si autore, pёrfaqёsuese e Shqipёrisё, nё Panairin e Librit në Leipzig, Gjermani. Në vitin 2015 ishte “shkrimtare në residencë” në Graz, Austri. Albana Shala është autore e disa veprave:Në shqip: Papa dixhital, 2008, i vlerësuar me çmimin Migjeni nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë më 2009; Parajsa është e portokalltë, më 2010; Ngarkesa e fëmijës, 2013; Bisedë me dhjetë miq, 2017 Në holandisht, gjermanisht, anglisht: De digitale Paus, 2009; Ten conversations with Albanians, 2017 Tregime, poezi e shkrime në përmbledhje: Oost Blok Boek: een reis langs de sporen van het communistische verleden; Een dansje in de regen; Ablak, Literatur und Kritiek, Lichtungen. Përkthime nga gjuha holandeze: Romani Darka me autor Herman Koch 2016; romani Virgjëresha holandeze me autor Marente de Moor 2017.