Ari i rremë, Maro Douka
Ari i rremë
Autore: Maro Douka
Përktheu: Maklena Nika
280 faqe
800 lekë
Ndryshimi i regjimit në Greqi ishte një epokë kalimtare dhe fluide, plot kundërshtime dhe surpriza… Secili më vete dhe të gjithë së bashku kërkonin të pagabueshmen. Disa kërkonin shpërblime
dhe disa heshtnin…
Pikërisht në atë kohë shfaqet prozatorja e re Maro Douka, që me Arin e rremë hap perden dhe e ve gishtin në plagë.
Ngjarjet e romanit zhvillohen në vitet e para të ndryshimit të regjimit, në fillim ne periudhën e diktaturës, gjatë Luftës Civile, pushtimit gjerman dhe shkatërrimit të Azisë së Vogël.
Heroina kryesore dhe rrëfimtarja e kesaj historie eshte Mirsinia. Vajze nga klasa borgjeze, ndryshe nga vete shkrimtarja, por qe perzihet e behet pjese e rezistencës, pjese e komunisteve.
Po a ndihet ajo deri ne fund nje “heroine”? Cili eshte zhgenjimi i saj me i madh? Dashuria me Pavllon, zhgenjimi nga “shoket”, mungesa e idealeve per te cilat kishte luftuar? Lexojeni kete roman dhe do te emocionoheni se bashku me Mirsinine. Një roman kurajoz dhe me ndjeshmëri të thelle!
#MaroDuka, nga shkrimtaret greke më të njohura sot në botën e letrave edhe jashtë Greqisë, vjen për herë të parë për lexuesin tonë me një roman për periudhën e diktaturës në Greqi, apo e quajtur ndryshe, e Kolonelëve.
Me përkthimin e shkëlqyer të Maklena Nikës.
… “Ari i rremë” është historia e një edukimi sensual, portreti i një brezi dhe rrëfimi i një dështimi. Nëse libri i Maro Doukës pati një sukses të tillë në Greqi sapo u botua dhe mbeti ende një vepër e rëndësishme, kjo ndodh se një brez i tërë identifikohet me të…
Fucille Farnoux, “Le Monde”.
Rreth përkthyesit
Maklena Nika
Maklena Nika lindi në Fier. Shkollën e mesme e kreu në qytetin e lindjes, ndërsa studimet e larta për Gjuhë e Letërsi Greke në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Vazhdoi studimet bachelor për Menaxhim Biznesi në Universitetin e Caen-it, Francë, studimet pasuniversitare për master në diplomaci në Akademinë Diplomatike Shqiptare, dhe më pas për master në letërsinë greke, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2013 mori titullin Doktor i shkencave në letërsinë greke, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës dhe që prej dhjetorit 2015 ka titullin Profesor i Asociuar. Nga viti 2006 është pedagoge e gjuhës dhe e letërsisë greke në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT. Ajo është presidente e shoqatës ndërkombëtare “Miqtë e Kazantzakit” për Shqipërinë, si dhe administratore e studios së përkthimit “Aetos Traslations & Events”. Ka përkthyer pjesë teatrale: “Më afër”, Patric Marber; “Portreti i Dorian Gray”, Oscar Wilde; “Miss Margarita”, Roberto Athayde; “Shërbëtorët”, Jean Genet; “Lisistrata”, Aristofani; “Dadot”, Georgios Skourtsis. Romane “Bashkëpatriotë të padëshiruar” nga Jorgos Margaritis; “Në bregun përballë” nga Telemak Koça; “Udhëtim nëpër Itali, Egjipt, Sinai, Jerusalem, Qipro, More” nga Nikos Kazantzaki etj. Gjithashtu ka përkthyer nga gjuha shqipe në greke përmbledhjen me poezi haiku “Erashka e hënës” nga Milianov Kallupi.
