No Image Available

I ringjalluri

 Author: Lars Kepler  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Rafaela Marteta  Viti i Botimit: 2026  ISBN: 9789928931344  Numri i faqeve: 552  Çmimi: 1500  Buy Now
 Përshkrimi:

 

Ndonjëherë e kaluara nuk do që të qëndrojë e varrosur.

Në mbarë Europën, kriminelët më të pamëshirshëm po vdesin në mënyra makabre. Në fillim duket si një rastësi, që lidhjet e tyre me botën e krimit më së fundi po japin pasojat edhe mbi ta. Por, kur zbulohet se dy prej viktimave kanë lidhje me detektivin Jona Lina, bëhet e qartë se është fjala për një vrasës të vetëm. Megjithatë, policia ngurron të nisë një hetim. Nëse një ndëshkues misterioz po ua lehtëson punën, pse duhet ta pengojnë?
Jona, ndërkaq, është i bindur se ky nuk është ndonjë hero i vetëshpallur. Këto vdekje i shërbejnë një qëllimi shumë më të errët.
I dëshpëruar dhe në kërkim të ndihmës, Jona i drejtohet Saga Bauerit. Nëse parandjenja e tij është e saktë, ajo është ndër të paktët njerëz që kanë një shans ta ndalojnë këtë mendje kriminale. Por Saga po lufton me demonët e saj… dhe vrasësi e di saktësisht si t’i përdorë ata në avantazhin e tij. Ai vazhdon të godasë pa u ndëshkuar dhe duket se askush nuk është i sigurt.
Kur vrasësi nis të shënjestrojë njerëzit më të afërt të Sagës dhe Jonës, bëhet gjithnjë e më e qartë se Jona kishte të drejtë gjatë gjithë kohës… dhe se për ta zbuluar autorin, ai do të detyrohet të përballet me një fantazmë nga e kaluara… armikun më të frikshëm që ka hasur ndonjëherë.

“Një nga thrillerat më të mirë të vitit! Kepleri na ofron një tren shpejtësie të pandalshëm tensioni, duke na futur thellë në zemrat dhe mendjet e personazheve të përshkruara me mjeshtëri. Dhe, oh, çfarë armiku! Një libër që zor se e lëshon nga dora!”

Jeffery Deaver, shkrimtar bestseller nr. 1 në New York Times, autor i The Goodbye Man

“I pakompromis dhe ngjethës… Gjatë gjithë rrëfimit, Kepleri ruan një nivel tensioni thuajse të papërballueshëm, duke shtuar te lexuesi, faqe pas faqeje, frikën se cilido personazh mund të vdesë në mënyrë të tmerrshme, në çdo moment. Adhuruesit e romaneve të krimit nuk duhet ta humbasin këtë libër.”

Publishers Weekly, SHBA