Dituria

DITËT E EUROPËS/“Lexo, eksploro, reflekto për diskriminimin dhe bullizmin përmes letërsisë” & “Booktuber 2021”. Diskutim për vëllimin poetik “E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty nga Alda Merini, shqipëruar nga Ledia Dushi

DITËT E EUROPËS Aktiviteti i dytë sot në Kalanë e Toptanit/Tiranes Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare të Leximit u foli nxënësve te shkollës Partizani për kënaqësinë e librit dhe vlerën e kulturës së librit për secilin prej tyre. Mariana Ymeri, drejtore e botimeve te DITURIA prezantoi projektin “Lexo, eksploro, reflekto për diskriminimin dhe bullizmin përmes letërsisë” dhe garën e bukur, te shpallur nga Dituria për titullin “Booktuberi më i mirë shqiptar për vitin 2021”. Një diskutim interesant për poezinë e Alda Merinit dhe përkthimin e kësaj poezie nga Ledia Dushi ne shqip u be nga shkrimtarja dhe përkthyesja Diana...

Continue Reading →

DITËT E EUROPËS/ “Ankthi i portierit para penalltisë” nga nobelisti Peter Handke

Ndoshta pjesa më e bukur e punës sonë botuese: kur e promovojmë letërsinë para brezit të ri dhe kemi përballë të rinj që dëgjojnë me vëmendje apo edhe diskutojnë, reflektojnë, lexojnë. Sot, duke folur për librin “Ankthi i portierit para penalltisë” të nobelistit Peter Handke. Drejtori i shtëpisë botuese DITURIA foli për këtë roman si një histori thriller, sepse romani zë fill nga një krim i urryer, por që autori e nxjerr nga skemat tradicionale të zhanrit, sepse krimi këtu shfaqet krejtësisht pa motiv, aq i beftë dhe i paparashikueshëm sa e habit lexuesin, siç nuk ka asnjë gjurmë hetimi,...

Continue Reading →

DITËT E EUROPËS/ Paraqitja e librit “Katitzi”

Aktiviteti që mbylli sot DITËT E EVROPËS në Kalanë e Toptanit/Tiranës:Para nxënësve te Shkollës se Kuqe, fëmijë plot entuziazëm, leximtarë të bukur, plot kuriozitet dhe emocion, Erion Kristo, përkthyes, pedagog, gazetar, e pati te lehte te fliste per librin dhe leximin. Pse duhet te lexojnë? Është ky një pasion i lindur? Çfarë librash te lexojmë etj. ishin ceshtjet qe diskutoi Erioni ngrohtësisht me fëmijët.Për librin “Katitzi” dhe “Katitzi dhe qeni i saj”, të Katarina Taikon, autore e njohur suedeze, por edhe luftëtare për të drejtat e grave dhe të pakicave, foli Jeta Shyle, redaktore e te dy librave. Me këtë...

Continue Reading →

Peizazhe të fjalës”/ “JANIS RICOS SHQIP” nga Romeo Çollaku

https://peizazhe.com/2021/05/10/janis-ricos-shqip/?fbclid=IwAR265yAErug3exOwTjC7THN_IttP9nyODafaxuS0N8Ut7x5I9RP2Fr529SU Janis Ricosi ishte bir i një çifligari që, si pasojë e disa reformave të njëpasnjëshme agrare, mbeti pothuajse trokë dhe përfundoi në dyert e çmendinës. Poeti i nesërm jetonte ndërkaq vitet e miturisë, moshën kur ngjarjet e zhvillimet gjejnë një mijë e një mënyra dhe stampohen fort në kujtesë. Pra, mund të pritej fare mirë që të hidhte rrënjë tek ai e, me kalimin e kohës, të harlisej një armiqësi e betuar kundrejt çdo bindjeje të majtë. Nuk ndodhi asgjë e tillë, dhe asgjë e përafërt, ndodhi saktësisht e kundërta. Pse e qysh, ne nuk kemi kurrfarë dijenie të...

Continue Reading →

A2 TV: Librat e Europës, prezantohen nobelisti Handke dhe poezitë e dashurisë nga Merini

https://www.youtube.com/watch?v=9zExV287-gk Është nobelisti më i përfolur në trojet shqiptare kohët e fundit, Peter Handke, një penë e jashtëzakonshme vlerësuar nga Akademia Suedeze. Me një nga përkthimet më të fundit të veprës së tij, kështu ka nisur prezantimi i veprave të shtëpisë botuese dituria në kalanë e Tiranës, këtë pranverë që padiskutim mund të quhet e librave në kryeqytet.

Continue Reading →

Gazeta Shqiptare: Zotëria i pashëm përtej dritares. “Përmasa e katërt” e Janis Ricos vjen në gjuhën shqipe

Nga Janis Kondos* – Në thelb, njohja ime me Ricosin zë fill qysh në moshë shumë të vogël, kur një shok shkolle, bir të majti, më foli për Ricosin e më solli edhe një vjershë të tij. Jemi në vitet ‘50. Më bënë përshtypje të veçantë brishtësia e fjalëve dhe mënyra e ligjërimit. Pak gjëra merrja vesh asokohe nga poezia. Kjo ishte ideja e parë që krijoja për Ricosin. Kur u rrita edhe ca, para se të mbaroja shkollën, mësova më shumë për jetën e poetit dhe i lexova veprën. Më vonë, kisha fatin të shkoja në të njëjtin kurs me...

Continue Reading →

“NË RADIO” – Botohet “Ankthi i portierit para penalltisë” i Peter Handke – Jonila Godole, përkthyese

https://www.mixcloud.com/radiotirana/n%C3%AB-radio-botohet-ankthi-i-portierit-para-penalltis%C3%AB-i-peter-handke-jonila-godole-p%C3%ABrkthyese/?fbclid=IwAR1Wn1xeEvZcRVc7G2VlP2ACpd_4rFNXsMtex1wZdbKegApA3T0MbHXpgbI Jonila Godole në një intervistë interesante në Radio Tirana, me gazetarin Andri Xhahu, për librin "Ankthi i portierit para penalltisë"."Të vlerësojmë Handken për stilin e veçantë, veprën dhe dramën e librit të tij"- shprehet Godole.#PeterHandke#JonilaGodole#Ankthiiportieritparapenalltise#AndriXhahu#CreativeEurope#letersiaustriake#ÇmimiNobel#NobelPrize#EACEA

Continue Reading →

Programi i aktiviteteve/”Me mjeshtrat e letërsisë europiane”, 10-11 maj

DITËT E EUROPËS Ejani sot dhe nesër, në dy ditë aktivitetesh, në Kalanë e Tiranës, në zemër të kryeqytetit! Do të njiheni me titujt e ri të Sh. B. DITURIA të prezantuara nga përkthyes, studiues, shkrimtarë për lexuesin e ri!Libra nga Milan Kundera, Peter Handke, Alda Merini, Janis Ricos, Katarina Taikon etj. do të jenë sot e nesër në fokus të vëmendjes sonë.Një panair i vogël libri do të vijojë, në mënyrë që të merrni titujt tuaj të dëshiruar me ulje çmimi! #DiteteEuropes#EuropeDay#KulturanabashkonmeEuropen#ShtepiabotueseDituria#Eacea#Creativeeurope

Continue Reading →

Ftesë/”Me mjeshtrat e letërsisë europiane” – Aktivitet në kuadër të 9 majit, Ditës së Europës

Me rastin e 9 majit, Ditës së Europës Dituria do të organizojë disa aktivitete në Kalanë e Tiranës, të hënën dhe të martën, dt,10-11 maj. Është rasti të njohim e diskutojmë vlerat e letërsisë europiane më të mirë! Këtë vit Dituria ka botuar disa autorë të mëdhenj, Alda Merini, Peter Handkë, Milan Kundera, Janis Ricos, Katarina Taikon dhe është në proces botimi të Hilary Mantelit, Elisabetta Gnone, Masha Kolanovic, Frasncis Hirps. Bashkohuni me ne, specialistë, përkthyes, studentë, lexues për këto dy ditë ngjarjesh letrare.#QKLL#EuropeDay#DiteteEuropes#EACEA#CreativeEurope#DituriaPublishingHouses#Booktubershqiptar#edicioni2021#MirelaKUmbaro#JonilaGodole#KorabHoxha#LediaDushi#AlbanaNexhipi#SokolDemaku#EdvinCami#XhelalFejza ##RomeoCollaku#ManielaSota

Continue Reading →