Dituria

Prezantim i romanit “Pasqyra dhe drita” nga Hilary Mantel në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, UT

Sot në Universitetin e Tiranës, me studentët e letërsisë, në klubin e librit organizuar nga profesore #DhurataShehri, prezantuam dhe diskutuam për trilogjinë “Salla e ujqërve” dhe posaçërisht për librin e fundit, “Pasqyra dhe drita”, të Hilary Mantelit. #CreativeEurope4Books#shtepiabotuesedituria#hilarymantel#korabhoxha#fakultetiifilologjise

Continue Reading →

Shtëpia Botuese DITURIA në Panairin e librit “Piu libri, più liberi”, Romë

Shtëpia Botuese Dituria ishte e ftuar në Panairin e librit “Piu libri, più liberi”, në Romë (4-8 dhjetor 2021), organizuar nga Shoqata e Botuesve Italianë -AIE. DITURIA mori pjese në konferencën e AIE dhe shumë veprimtari të tjera letrare, promovuese dhe bashkëpunuese. @piulibri21 mbështetet edhe nga #ICE e cila, prej 20 vjetësh, ka qenë përkrah AIE për të promovuar shtëpitë botuese të vogla dhe të mesme në tregje ndërkombëtare, nëpërmjet operatorëve të huaj, përfshirë Shqipërinë, që marrin pjesë në këtë Panair për të stimuluar informacionin dhe bashkëpunimet editoriale.Zoti Petrit Ymeri, drejtor i Diturisë dhe njëherazi kryetar i Shoqatës së Botuesve...

Continue Reading →

Sot.com.al: “Pasqyra dhe drita”, një vepër madhore nga shkrimtarja e mirënjohur angleze Hilary Mantel vjen në shqip

https://sot.com.al/kultura/pasqyra-dhe-drita-nje-veper-madhore-nga-shkrimtarja-e-mirenjohur-angleze-i478683?fbclid=IwAR0NiNEg3aDbslh9QCjNMx0-GwmzW2MguJV-3nuvkQQs_MR91Beli6EgqIk Dua të theksoj që në fillim se botimi i kësaj vepre madhore, që është një trilogji kushtuar Anglisë mesjetare të shekullit XVI është një arritje e rëndësishme edhe për vetë shtëpinë botuese “Dituria”: së pari, se ajo na përcjell një nga autoret më të talentuara të prozës moderne angleze, fituesen dy herë radhazi të Man Booker Prize, duke na njohur ndërkohë me rrjedhën e vetë letërsisë bashkëkohore, ku mungesat për ne janë të dukshme. Njëkohshëm, ajo ndihmon edhe vetë letërsinë tonë, duke i paraqitur një model të veçantë të romanit historik shumëplanësh, ku monumentaliteti historik gërshetohet me përjetimet poetike,...

Continue Reading →