Dituria

Projekti “Udhëtim me mjeshtrit e letërsisë europiane”; diskutim rreth romanit “Ngadalësia” të Milan Kunderës në Qendrën Multikulturore të Përmetit

 “Udhëtim me mjeshtrit e letërsisë europiane” mbërriti edhe në qytetin e Përmetit. Me përkthyesit Mirela Kumbaro, Diana Çuli, Xhimi Lazri për të folur për librat e Kunderës, Merinit, Handkes, Ricosit etj. Në Qendrën Multikulturore të Përmetit, para një salle të mbushur me të rinjtë e shkollave të mesme, por edhe mësues të letërsisë, specialistë, pjestarë klubesh letrare, drejtori Petrit Ymeri, foli për projektin e Diturisë, mbështetur nga programi i përkthimit të Europës Krijuese, duke promovuar vlerat e larta të këtyre shkrimtarëve europianë, si dhe të përkthyesve të tyre. “Letërsia europiane është një urë e fortë jo vetëm kulturash, por edhe...

Continue Reading →

Vitrina e librit, TOP CHANNEL/ Përmasa e katërt – Janis Ricos – 16 Maj 2021

Thuhet shpesh se pa elokuencën e Ricosit grekët nuk do të kishin mundur dot të përshkruanin bukuritë e mëdha që kanë para syve...më të qarta bëhen ato kur lexon poemat e ‘Përmasës së katërt’. "Përkthimi i poemave të Janis Ricosit prej Romeo Çollakut është i shkëlqyer dhe i bën një shërbim të madh kulturës sonë dhe gjuhës shqipe", u shpreh drejtori i Shtëpisë Botuese DITURIA, Petrit Ymeri. #KulturanabashkonmeEuropen#ShtepiabotueseDituria#Eacea#Creativeeurope#RomeoÇollaku#permasaekatert#JanisRicos https://www.youtube.com/watch?v=aPGs7MbfKNo

Continue Reading →

Prezantimi i romanit “Katitzi” nga Katarina Taikon në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali”, Vlorë

Ne kuadrin e projektit "Udhetim me mjeshtrat e letersise europiane" #EACEA per te promovuar letersine europiane me te mire, ishte ne Vlore Jeta Shyle, redaktore e librave #Katitzi" dhe "Katitzi dhe qeni Suing" te autores suedeze #KatarinaTaikon. "Fol hapur dhe me guxim! Ti nuk je vetëm": ishte tema e takimit me mësuese Luljetën, dhe nxënësit e shkolles "Ismail Qemali", Vlorë. E frymëzuar nga historia personale, Katarina Taikon, autore e librave, ka shkruar për jetën dhe aventurat e Katitzit dhe familjes së saj rome, shpjegoi Jeta Shyle, redaktore e librave. Gazmore dhe plot kureshtje për botën, Katitzi është një vajzë rome...

Continue Reading →

“Udhëtim me mjeshtrit e letërsisë europiane” & “Booktuberi shqiptar, edicioni 2021” në shkollën e mesme “Ali Demi”, Vlorë

Shkolla e mesme "Ali Demi", VlorëNe kuadrin e projektit "Udhetim me mjeshtrit e letersise europiane" #EACEA per te promovuar letersine europiane me te mire, ishte ne Vlore Jeta Shyle, redaktore e libraveDITURISE. Projekti i ri i Diturisë, Booktuberi shqiptar, edicioni 2021, i mbështetur nga QKLL, synon të nxisë dëshirën e nxënësve për të diskutuar për librin, duke shfrytëzuar mundësitë digjitale për promovim dhe prezantimi i titujve të librave që bëjnë pjesë në këtë garë, me mesazhe të qarta kundër diskriminimit, bullizmit, stigmës në shkollë etj. "Fol hapur dhe me guxim! Ti nuk je vetëm" Kjo ishte kryefjala e takimit me...

Continue Reading →

Prezantimi i romanit “Ankthi i portierit para penalltisë” në bibliotekën publike “Qemal Baholli”, Elbasan

DITURIA e ka në misionin e vet të jetë shtyllë e leximit, e promovimit të letërsisë, e nxitjes dhe kultivimit të dëshirës për librin. Sepse jemi të bindur që misioni ynë nuk mbaron me botimin e librit, përkundrazi. Pas dy ditëve plot aktivitete "Ditët e Europës" sot ishim në mjediset e Bibliotekës Publike të qytetit të Elbasanit, një bibliotekë me punonjës të rinj të talentuar e të përkushtuar, si drejtuesja Aida Gashi, por edhe me bibliotekarë që i kanë kushtuar jetën librit dhe leximit, si Manjola Hatellari etj, të cilët i falënderojmë për mikpritjen. Jonila Godole, përkthyese e nobelistit Peter...

Continue Reading →

Albanian Post: “Përmasa e katërt” e poetit Janis Ricos-it në vështrimin e lexuesit shqiptar

https://albanianpost.com/permasa-e-katert-e-poetit-janis-ricos-it-ne-veshtrimin-e-lexuesit-shqiptar/?fbclid=IwAR2JMjIUUhOuDVOlWb1cdq1Jgb-uGico_qs8xU9Ty4bD_Cm966jTOF4mmQM Nga Besara Kaja 12 Maj 2021 / 13:30 Nobelistë dhe shkrimtarë të njohur të vendeve të ndryshme të Evropës kanë qenë në fokusin e Shtëpisë Botuese Dituria, e cila përgjatë dy ditëve, të quajtura “Ditët e Evropës”, organizoi një sërë aktivitetesh për lexuesin shqiptar. Më 10 dhe 11 maj, në Kalanë e Tiranës, shumë figura të njohura, të fushës së përkthimit, kritikë të letërsisë, botues, lexues të rinj u bënë bashkë në aktivitetin, qëllimi i të cilit ishte rikthimi i vëmendjes së të rinjve shqiptarë tek autorët më të mirë evropianë, si: Alda Merini, Peter Handke, Milan Kundera, Janis Ricos, Katarina...

Continue Reading →

DITËT E EUROPËS/ Paraqitja e romanit “Ngadalësia”, Milan Kundera

Milan Kundera, rrëfyer prej përkthyeseve Saverina Pasho dhe Mirela Kumbaro, i intrigoi mjaft studentët, pedagoget dhe mësueset e letërsisë të gjimnazeve, mbledhur në Kalanë e Tiranës, në një aktivitet për librat e fundit përkthyer në shqip të këtij autori të shquar që tashmë njihet mirë nga lexuesi shqiptar.Mirela Kumbaro foli për punën e saj si përkthyese duke filluar me romanin e madh të Kunderës, “Shakaja”, më pas “Mosdija” dhe së fundi “Ngadalësia”. Një shkrimtar të pakrahasueshëm, origjinal dhe me një talent të vecantë, e konsideroi Kumbaro, Kunderën.Për “Lehtësia e padurueshme e qenies” foli Saverina Pasho, që e analizoi romanin në...

Continue Reading →

DITËT E EUROPËS/ Paraqitja e vëllimit poetik “Përmasa e katërt”

Sot në krye të aktiviteteve të DITURISË ishte emri i madh i Janis Ricosit, poetit grek që në shqip është botuar shumë, duke krijuar një lexues të vetin, që e do dhe e pëlqen."Përmasa e katërt" e përkthyer nga Romeo Çollaku, mori të gjitha vlerësimet nga Sofia Delijorgji, shefe e Departamentit të Gjuhës Greke në UT, e cila duke e vendosur në kontekstin e kohës, midis shumë poetëve të tjerë në zë në Greqi, por edhe në Europë, bashkëkohës i të cilëve ishte, e dalloi Ricosin për mesazhet sociale dhe politike, përcjellë në gjuhën e artit. Si njohëse dhe specialiste...

Continue Reading →