Blogu

Prezantimi i projektit “Lexo, eksploro, reflekto për diskriminimin dhe bullizmin, përmes letërsisë!” në bibliotekën publike “Gjergj Fishta”, Lezhë

Sot në Bibliotekën publike "Gjergj Fishta", në Lezhë, dy punonjëse të DITURISË, Jeta Shyle dhe Kristiana Golemi, prezantuan disa botime në kuadër të projektit "Lexo, eksploro, reflekto për diskriminimin dhe bullizmin, përmes letërsisë!!", mbështetur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit. Drejtori i Bibliotekës, z. Albert Çuko e përshëndeti këtë veprimtari e cila e pasuron jetën letrare të qytetit, u shpreh ai. Jeta Shyle u foli nxënësve të shkollës "Hydajet Lezha" edhe për konkursin BOOKTUBERI më i mirë, edicioni 2021. Për herë të parë, DITURIA promovon figurën profesionale të lexuesit që komenton libra dhe i ndan përshtypjet e tij...

Continue Reading →

Sot.al/Poeti i madh grek Janis Ricos flet sërish shqip, këtë herë me dhjetë poema në “Përmasa e katërt”

https://sot.com.al/kultura/poeti-i-madh-grek-janis-ricos-flet-serish-shqip-kete-here-me-dhjete-poem-i438763 SHKRUAR NGA JULIA VRAPI Poeti i madh grek Janis Ricos flet sërish shqip, këtë herë me dhjetë poema që rrëfejnë për vetminë, dashurinë, plakjen e trupit, përplasjet brenda ndërgjegjes së individit, për kujtesën vetjake dhe atë historike. Libri “Përmasa e katërt” nga Janis Ricos është përkthyer nga Romeo Çollaku. “Janis Ricos”, shkruan Peter Levi në Times Literary Supplement, “është poet i madh, nga ata të modës së vjetër. Krijimtaria e tij ka qenë jashtëzakonisht e pasur, jeta e tij heroike dhe e mbushur me ngjarje, zëri i tij mishërim i guximit kombëtar, ndërsa mendja aktive dhe e palodhur. Poemat...

Continue Reading →

Prezantimi i vëllimit poetik “Përmasa e katërt” nga Janis Ricos, sjellë në shqip nga Romeo Çollaku

DITA BOTËRORE E LIBRIT 23 prill Me libra të rinj, me autorë te mëdhenj, me përkthyes të zot! Në Qendrën Kombëtare të Librit! Në një diskutim intelektual per poezinë, vlerat e artit, artistin e angazhuar, Ricosin si poet dhe personalitet në kontekstin e kohës në krahasim me bashkëkohës të tjerë të shquar të letërsisë europiane. Gëzuar Ditën e Librit! Qofte feste e përditshme! #QKLL #EACEA #CreativeEurope #Worldbookday #JanisRicos #Permasaekatert #RomeoÇollaku #Aldabardhyli #DianaÇuli #KleoLati #MimozaAhmeti

Continue Reading →

Aktivitet në Institutin Arsimor Wilson në kuadër të Ditës Botërore të Librit/Prezantimi i figurës së Booktuberit

DITA BOTËRORE E LIBRIT23 prill Me libra te rinj, me autore te medhenj, me perkthyes te zot! Prezantimi i figures se Booktuberit! Nje lexues qe promovon letersine dhe librin permes videove. Ne institutin Arsimor Wilson! Me shkrimtaren Diana Çuli, poeten Adriatike Xh. Deda, botuesen Mariana Ymeri. Projekt i mbeshtetur nga Qendra Kombetare e librit.Gezuar Diten e Librit! Qofte feste e perditshme!#Qkll#EACEA#CreativeEurope#Worldbookday#Booktubershqiptar#edicioni2021#DianaÇuli#MarianaYmeri#AdriatikeXhDeda#InstitutiArsimorWilson

Continue Reading →

Aktivitet në kuadër të Ditës Botërore të Librit/ Prezantimi i projektit “Lexo, eksploro, reflekto për diskriminimin dhe bullizmin, përmes letërsisë” në bibliotekën “Hamit Beqja”

Me rastin e #DitësBotëroretëLibrit, 23 prill, DITURIA po prezanton, në shkolla të ndryshme, projektin "Lexo, eksploro, reflekto për diskriminimin dhe bullizmin, përmes letërsisë!!", mbështetur nga Qendra Kombetare e Librit dhe e Leximit. Pas aktivitetit të promovimit të librit "Ankthi i portierit para penalltisë", në bibliotekën "Hamit Beqja", përballë nxënësve maturantë të shkollës Partizani, redaktorja e Sh. B. DITURIA, Jeta Shyle, prezantoi Projektin dhe foli rreth konkursit BOOKTUBERI më i mirë, edicioni 2021. Për herë të parë, DITURIA promovon figurën profesionale të lexuesit që komenton libra dhe i ndan përshtypjet e tij përmes videove. Gara do të jetë e hapur nga...

Continue Reading →

Takim i përkthyeses Jonila Godole me maturantë të shkollës “Partizani” për të diskutuar romanin “Anthi i portierit para penalltisë” nga Peter Handke

PSE LEXIMI ËSHTË SOT MË I RËNDËSISHËM SE KUDOHERË! Gjatë këtij viti kur ne Shqipëri u izoluam ose na u desh të kufizojmë kohën e kaluar jashtë, librat provuan se janë mjete të fuqishme për të luftuar izolimin, për të forcuar lidhjet midis nesh, për të zgjeruar horizontet tona, për të stimuluar mendjet dhe krijimtarinë tonë. Me rastin e #DitësBotëroretëLibrit dhe të së #DREJTËSSËAUTORIT, 23 prill, DITURIA ka organizuar shume aktivitete për të festuar rëndësinë e leximit, për të nxitur deshiren e te rinjve per leximin dhe për të promovuar një dashuri të përhershme për letërsinë.Sot ne ishim ne bibliotekën...

Continue Reading →