blogu

Aktivitet në kuadër të Ditës Botërore të Librit. Hapja e garës për video-recensione.

Me rastin e #DitësBotëroretëLibrit, 23 prill, Dituria do të prezantojë dhe do të hapë garën për figurën e Booktuberit, 2021, në disa shkolla: Më datë 23 do të jemi në shkollën Wilson, me drejtuese poeten Adriatike Xh. Deda, shkrimtaren Diana Culi dhe përkthyesen Mariana Ymeri. Projekti "Lexo, eksploro, reflekto për diskriminimin dhe bullizmin, përmes letërsisë!!", mbështetur nga Qendra Kombëtare e Leximit. #QKLL #EACEA #CreativeEurope

Continue Reading →

Trailer i librit “Ngadalësia” nga Milan Kundera, përkthyer nga Mirela Kumbaro

https://www.youtube.com/watch?v=ZVwxIXOyjqQ&t=49s https://www.facebook.com/424768797542479/videos/301832338284755 MILAN KUNDERA - "Ngadalësia" Jemi në fillim të viteve nëntëdhjetë dhe Kundera reflekton për "ngadalësinë". Një titull që, në të vërtetë, është fillesë për të eksploruar tema të tjera: marrëdhëniet dashurore ne kohera te ndryshme, suksesi mediatik, kujtesa - me referencë të veçantë për kujtesën më të rëndësishme për shkrimtarin çek, atë të diktaturës komuniste.Kundera dëshiron të provokojë, duke i percjelle lexuesit një ndjenjë paqëndrueshmërie, ndërkohë që lëshon mendime te thella ku lipset reflektuar. Përkthyer nga Mirela Kumbaro. #MILANKUNDERA #Ngadalësia #MirelaKumbaro #CreativeEurope

Continue Reading →

Trailer i librit “E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty” nga Alda Merini, përktheu Ledia Dushi

https://www.youtube.com/watch?v=d4tM5Zi32iY Linku i videos ne Facebook: https://www.facebook.com/ShtepiaBotueseDituria/videos/440573637015981 Alda Merini, poetesha e Dashurisë dhe e Jetës: trailer i librit "E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie per ty", sjellë në shqip nga Ledia Dushi. #AldaMerini #Eçmenduneçmenduneçmendundashunieperty #LediaDushi #EACEA #CreativeEurope4books

Continue Reading →

Kundera – Një Urë Midis Francës dhe Anës Tjetër të Perdes së Hekurt

Një debat ekspertësh mbi temën e trashëgimisë së veprave të Milan Kunderës Në kuadrin e muajit të Frankofonisë, Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë organizoi një debat me temën Kundera - Një Urë Midis Francës dhe Anës Tjetër të Perdes së Hekurt. Milan Kundera simbolizon si Republikën Çeke ashtu edhe Francën dhe meqenëse librat e tij janë përkthyer në shqip, ai është gjithashtu një shkrimtar i mirënjohur në Shqipëri. Debati mbi temën e trashëgimisë së veprës së tij ishte një ndërthurje e perspektivave çeke, shqiptare dhe franceze.Debati u moderua nga Ambasadori i Republikës Çeke në Shqipëri, Jaroslav Ludva, ndersa pjesëmarrësit...

Continue Reading →

ExLibris/François Ricard: Romani ku asnjë fjalë nuk do të ishte serioze

PASTHËNIE E LIBRIT “NGADALËSIA” TË KUNDERËS, BOTIM I SH. B. DITURIA Përktheu nga origjinali Mirela Kumbaro 1 Dy tipare, që në krye të herës, e dallojnë Ngadalësinë nga veprat e mëparshme të Milan Kunderës. Së pari, shkurtësia e këtij romani – 154 faqe në botimin e parë – dhe thjeshtësia e paraqitjes së tij – 51 krerë të vegjël – bëjnë një kontrast të qartë me gjerësinë dhe strukturën e përpunuar me të cilët jemi mësuar të identifikojmë “formatin” kunderian qysh nga Shakaja (366 faqe,7 pjesë, 72 krerë), e më shumë akoma Lehtësia e padurueshme e qenies (302 faqe, 7 pjesë, 145 krerë) ose Pavdekësia (412 faqe, 7...

Continue Reading →

Diskutim letrar në ditën e poezisë/”E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty”, nga Alda Merini, përkthyer nga Ledia Dushi

Vargjet e dashurisë në librin "E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty", të Alda Merinit, në shqip prej Ledia Dushit, na mblodhën në një diskutim letrar.Kush është Alda Merini? Cila është qasja e një poeteje ndaj përkthimit poetik? Përparësitë e librit audio...Mariana Ymeri, botuese, Diana Jup Kastrati, studiuese dhe përkthyese, Ledia Dushi, poete dhe përkthyese dhe Anxhela Cikopano, përkthyese dhe specialiste e komunikimit, në një bisedë interesante për të cilën i falenderojmë. Në këtë takim u promovua edhe libri audio "E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty", i përkthyer nga Ledia Dushi dhe i përgatitur për...

Continue Reading →

Konkurs/Përkthimi i poezive të Alda Merinit

Eva Banda ka mbaruar studimet master per Komunikim turistik ne gjuhen spanjolle. Në redaksinë e Diturisë kanë mbërritur shumë mesazhe/përkthim i vargjeve të Alda Merinit dhe Roberto Vecchionit. Më të mirat do t'i publikojmë, pa asnjë ndërhyrje. Ju lutem, dërgoni, bashkë me përkthimin, edhe dy fjalë për veten: moshën dhe punën/shkollën që kryeni. Flm.#AldaMerini#EvaBanda#perkthim#vargje#EACEA#poezidashurie#garepoetike#konkurs#21mars#ditaepoezise#perkthyesterinj  Iva Nikolli, 18 vjeçe, nga qyteti i Durrësit, autore e librit "Vetëm për ty", botuar nga shtëpia botuese Dituria, tani jeton në Romë.#AldaMerini #IvaNikolli #perkthim #vargje #EACEA#poezidashurie #garepoetike #konkurs #21mars #ditaepoezise #perkthyesterinj Kesaj here eshte Kristiana Lika, qe ka mbaruar Fakultetin e Filologjise, qe provon te perktheje vargje nga Alda Merini. Duke e publikuar, i...

Continue Reading →