Albana Nexhipi lindi më 1978. Në vitin 2001 përfundoi studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi dhe më 2004 studimet Master për Letërsi, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë vitit 2004 kreu specializimin pasuniversitar në lëmë të Letërsisë së krahasuar në Università per Stranieri, Peruxha, Itali. Në vitet 2004-2014 – gazetare, redaktore përgjegjëse, autore dokumentaresh dhe reportazhesh; nga viti 2009 – pedagoge e Komunikimit në Universitetin Europian të Tiranës.
Njohëse shumë e mirë e italishtes, Albana Nexhipi është përkthyese e disa librave: “Nina dhe misteri i notës Oktavë”, “Nina dhe Syri Sekret i Atlantidës”, “Nina dhe Numri i Artë”, “Nina dhe fuqia e Absinthiumit” nga Moony Witcher; “Mikesha gjeniale: fëmijëria, adoleshenca” nga Elena Ferrante; “Dje, sot, nesër” nga Sophia Loren; “Pas bukurisë: si mund ta përmirësojmë imazhin pa e tradhtuar veten” nga Willy Pasini dhe “Maria Teresa Baldini”; “Erosi dhe qytetërimi” nga Herbert Marcuse; “Homo videns: televizioni dhe postmendimi” nga Giovanni Sartori; “Seria Fairy Oak: Sekreti i Binjakeve, Magjia e Territ, Fuqia e Dritës” nga Elisabetta Gnone; “Olga prej letre”, “Olga prej letre: Xhumi i zi” nga Elisabetta Gnone; “Dhoma e Fluturave” nga Lucinda Riley; “Ole” nga Guus Kuijer; “Bija italiane”, “Bija kubane” nga Soraya Lane; “Ministria e Zgjidhjeve” nga Sanne Rooseboom; “Njeriu i rërës” nga Lars Kepler; “Vajzat e vilës së pëlhurave”, “Trashëgimia e Vilës së Pëlhurave”, “Kthim në Vilën e Pëlhurave” nga Anne Jacobs; “Si të bëhesh mbret” nga Jan Terlouw; “Elisabeta dhe të tjerat”, nga Eva Grippa; “Uji i liqenit nuk është kurrë i ëmbël” nga Giulia Caminito; “Një histori shkodrane: flamujt e parë të anijeve tregtare shqiptare (1913-1914), Shpnesa e Shcypeniis (Shqiptarë të Trieshtit) dhe Jo vetëm ‘Hymni i Flamurit’: disa kuriozitete mbi himnet e tjera kombëtare shqiptare në ag’ të Pavarësisë” nga Paolo Muner.
Showing the single result
