Lorena Dedja është diplomuar në degën Gjuhë dhe Letërsi Frënge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në vitin 1991. Në vitin 1999 mbrojti një Diplomë të Studimeve të Thelluara (Master i shkencave) në Letërsi dhe Qytetërim francez në Universitetin Paris III, Sorbonne Nouvelle – Paris, Francë. Më 2003 mori gradën “Doktor i shkencave” në fushën e qytetërimit francez dhe, që prej vitit 2012, mban titullin “Profesor i asociuar”. Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë qytetërimin, komunikimin ndërkulturor, letërsinë, historinë dhe gjuhësinë.
Ka marrë pjesë në disa projekte ndërkombëtare të mbështetura nga Agjencia Universitare e Frankofonisë. Ka marrë pjesë në një sërë konferencash kombëtare e ndërkombëtare dhe ka botuar shumë artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu i është kushtuar edhe punës përkthimore, duke qenë përkthyese letrare për disa shtëpi botuese.
Lorena Dedja ka përkthyer një numër të madh veprash nga frëngjishtja në shqip dhe nga shqipja në frëngjisht, ndër të cilat: Imoralisti nga André Gide, E doja nga Anna Gavalda, Sulejmani i Madhërishëm nga André Clot, Sytë e verdhë të krokodilëve nga Kathérine Pancol, Rojtari i fundit i Ellis Island nga Gaëlle Josse, Vizitorja e pasqyrës 1: Të fejuarit e dimrit nga Christelle Dabos, Çmondializimi nga Jacques Sapir etj., si edhe Les Clandestins nga Vangjel Leka dhe La ville de Kadaré (nga shqipja në frëngjisht).
Showing the single result
