Blogu

ABC News: “Erotika”, Janis Ricos, kronikë e takimit me lexues

Përmbledhja poetike e Janis Ricos, “Erotika” vjen në duart e lexuesit e shqipëruar nga Elena Zhako.  Përkthyesja  pranon vështirësitë e përkthimit të poezive erotike, por ajo thotë se  lexuesi do të njohë një Ricos të zhytur kokë e këmbë në dashuri. “Erotika” është përmbledhja  poetike e Janis Ricos, shkruar në dhjetëvjeçarin e fundit të jetës  së tij. Ky vëllim, ndryshe nga vëllimet e tij të mëparshme poetike, shquhet për modernizmin e theksuar  dhe një gjuhë me theks të fort erotik. Shqipëruesja Elena Zhako pranon vështirësitë e përkthimit të kësaj poezie.

Boetuesi Petrit Ymeri sugjeron referencat nga vargëzimi popullor. Përmbledhja poetike “Erotika” është e ndarë në 3 pjesë. Pjesa e parë, “Suitë minore në të kuqe maxhore” ka 44 poezi të shkurtra. E dyta  është një poemë strofash të shkurtra nën titullin “Trupa lakuriq” ndërsa pjesa e tretë, “Fjala mishtore”, i afrohet më tepër prozës poetike, ku përfshihen 12 shkrime poetike.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes:

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>