Në shkollën “Haki Shehu”, Petrelë
Si t’i bësh fëmijët të duan librin?
Përkthyesit në “frontin” e parë!
Poliksena në udhëtimin e saj të mrekullueshëm dhe shumë libra të tjerë mbërrijnë në shkollën “Haki Shehu” Petrelë.
Z.Petrit Ymeri, z. Erion Kristo dhe znj. Mariana Ymeri ishin sot në shkollën nëntëvjecare të Petrelës, për të folur për leximin dhe librin. Një shkollë me nxënës kureshtarë, të përkushtuar, premtues.
Dashuria për librin?
Z. Petrit Ymeri, drejtor i Sh. B. Dituria, u foli fëmijëve për librin artistik: “Që të rriteni, duhet të lexoni”, tha ai. “Vetëm atëherë do të bëheni qytetarë të mirë dhe do ta çoni përpara vendin”.
Erion Kristo, përkthyes e bashkëpunëtor i afërt i Diturisë, u foli për ushqimin e trupit dhe ushqimin e mendjes. Fjala e tij e gjatë (që u prit me shumë interes nga fëmijët) iu kushtua kreativitetit, lindjes së ideve në kokat e vogla sot por të mëdha nesër, nëse ata i mbushin me dituri dhe lexime.
“Midis jush shoh njerezit e mëdhenj të së nesërmes, ëndërroni gjëra të mëdha, si Polksena e librit, luftoni për të drejtën dhe të mirën si Priska e librit Dëgjoje zemrën tënde…” u tha Erioni, dhe… e dini fëmijët ishin gjithë sy e veshë, të bindur se e nesërmja do t’u buzeqeshë…
Falënderojmë drejtorin e shkollës, Endri Hamzai dhe të gjithë mësuesit që u përkujdesen dhe i dhanë peshë aktivitetit.