Një takim interesant
Sot në Friends Book House, Ina Vëllçanova, e ftuar nga Dituria, në kuadrin e Projektit europian të përkthimit, “Histori fatesh njerëzore”, prezantoi librin e saj “Ishulli i dështimit”, Çmimi Europian për Letërsinë, 2017.
Drejtori Ekzekutiv i Sh. B. DITURIA, Petrit Ymeri, pasi i bëri të njohur publikut të pranishëm ecurinë e deritanishme të Projektit, foli për krijimtarinë e autores bullgare dhe rrugën e saj letrare. Shkrimtarja Diana Çuli foli për njohjen e letërsisë bullgare në Shqipëri dhe mbresat e saj nga njohjet me shkrimtarë bullgarë dhe institucione kulturore në Bullgari. Rrëfimi i shkrimtares Ina Vëllçanoca për letërsinë e saj, për marrëdhëniet me lexuesit dhe sidomos për romanin “Ishulli i dështimit” u pritën me mjaft interes nga gjithë të pranishmit. Ajo iu përgjigj shumë pyetjeve të publikut të interesuar për romanin, dy protagonistët e tij të vecanta dhe origjinale, Asjan dhe Radostin, për frymëzimin e saj për këtë roman, për pritjen që i është bërë romanit në Bullgari por edhe më gjerë. Ajo u shpreh se ky çmim i madh letrar, i dhënë në kuadër të Europës Creative, ia ka ndryshuar jetën duke treguar që kur gjen mbështetje nga institucionet, mund ta promovosh letërsinë siç duhet.
Ina Vëllçanova foli për marrëdhëniet me lexuesin, promovimin e letërsisë, censurën dhe autocensurën e shkrimtarit etj. Në fund lexuesit patën mundësinë të marrin librat me autografin e autores.
Në dialog me Diana Çulin, autorja iu përgjigj shumë pyetjeve të publikut të interesuar, për romanin, dy protagonistet e tij, Asjan dhe Radostin, por edhe për shumë çështje të përgjithshme që lidhen me letërsinë në përgjithësi, kultivimin e saj në vendet balkanike, marrëdheniet e veprës letrare me shkollën, ndihmën e institucioneve shtetërore për letërsinë etj.
Ajo foli për lirinë e individit sot. Bota moderne, siç e quan ajo në librin e saj, shpesh me ironi, e kontrollon privatësinë e individit dhe këtu futet edhe shkrimtari, e censuron atë ose ai vetëcensurohet.
Cila është gjendja e letërsisë bullgare sot dhe pikërisht e autorëve bullgarë? etj.