Blogu

Top Channel, intervistë e Sokol Demakut, përkthyesit të librit “Pesha e dashurisë” nga Sara Stridsberg

I ftuar në emision “Diaspora” shkrimtar, përkthyes dhe profesor I matematikës Sokol Demaku. Profesor Demaku ka rrëfyer emigrimin e tij në Suedi si azil kërkues në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë. U lind më 1954, në Drenicë, ku kreu edhe shkollën fillore. Ne Prishtinë studioi Gjuhën dhe letërsinë shqipe. Në Universitetin Göteborg të Suedisë është diplomuar lëndën e matematikës. Ushtron profesionin e mësuesit dhe drejton revistën e përmuajshme “Dituria” që del në Suedi dhe një radio lokale me emrin “Radio Dituria”. Është anëtar i Kryesisë sé SHSHKASHS, njëherit edhe anëtar i Lidhjes se Shkrimtarëve të Suedisë.Sokol Demaku ka prezantuar në Tiranë librin “Pesha e Dashurisë” një roman për spitalin më të madh të sëmurëve mendor në Europë por edhe në Suedi nga mesi i viteve 1900. Çrregullimet mendore prekin qindra milionë njerëz në çdo pjesë të botës dhe ndikojnë në jetën e të afërmve. Shumë njerëz me sëmundje mendore ngurrojnë të kërkojnë trajtim mjekësor për shkak të paragjykimit si të sëmurë mendorë. Profesor Demaku shprehet se libri “Pesha e Dashurisë” do të ndikojë në ndërgjgjesimin e njerzve për trajtimet e sëmundjeve mendore.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes:

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>