Ëndrra për “Varrezën e Librave të Harruar” u fanit sërish në mendjen e përgjumur të dhjetëvjeçarit, Daniel Sempere. Teksa endej mes Rambias së një Barcelone të ngecur në të shkuarën, tingulli i ftohtë i çelësave në duart e tij, i kujtoi se ish koha për të ç’kyçur portën e vendprehjes së librave të zymtë.
Pas shpine, dritat e qytetit rrëzëllenin më të largëta se kurrë. Pezmi, po kështu edhe kureshtja i rëndonin njëlloj mbi supe. Kangjellat klithën. Porta u hap. Papritmas e gjeti veten të rrethuar nga një labirint i tërë shkallësh, spiralesh, urash e harqesh të ndërtuar nga tullat më të pazakonta, ato të mijëra librave të pluhurosur.
https://oranews.tv/article/endje-ne-varrezen-e-librave-te-harruar