Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, sot, për librin “Labirinti i shpirtrave” dhe dëshirën për të lexuar…
Midis të tjerash, z. Ymeri, drejtues i Diturisë , u bëri thirrje studentëve për të lexuar sa më shumë , sepse një libër i mirë të hap mendjen, të përcjell energji pozitive, të lë gjithmonë dicka që nuk krahasohet me asgjë tjetër, theksoi ai. Librat e Zafonit janë një investim kulturor për secilin student të gjuhës spanjolle.
Sa i vështirë është procesi i përkthimit? Si u fute në botën e përkthimit letrar? Cilat janë planet e tua letrare të ardhshme?
Ishin pyetjet që iu drejtuan përkthyeses së Labirintit të shpirtrave, Flavia Kabës, që në jetën e saj “civile” është një pedagoge e suksesshme dhe shumë e admiruar nga studentët e saj të spanjishtes.
Flavia solli një përvojë të bukur por sidomos sugjestionuese për auditorin, duke folur për “kleçkat” e përkthimit, domosdoshmërinë e njohjes së dy gjuhëve, dhënëse dhe marrëse, negocimin e vazhdueshëm të përkthyesit ndaj dy gjuhëve, bagazhin kulturor dhe Vullnetin, në një kohë kur specialistët ndihen të zënë me punë deri në fyt!
Urime Flavias për këtë përkthim të mrekullueshëm të një autori që bota letrare e konsideron shkrimtarin e dytë spanjoll më të lexuar, pas Servantesit!
#books#bookaddict#lifechanging#NeEdukojmeLexues
#unelexoj…#bashkemeju#igbooks#LabirintiIShpirtrave#CarlosRuizZafon #bookaddict #bookaholic#ilovereading#FlaviaKaba#historifateshnjerezore#creativeurope
#booklove#bookstagrammer#bookstagram#bookphotography#booklife#bookblogger#booklover#fantasybook#booknerdigans#booknerd#bookart#bookwarm#bookish #booklover #booklove #lovebook