Me nxënësit e institucionit arsimor me standarde të larta, “Numani”, Fier.
Mirenjohje stafit te kesaj shkolle per seriozitetin dhe profesionalizmin.
Mariana Ymeri, drejtore e botimit te Dituria dhe Lili Sula, shefe e Departamentit te Letersise ne Fakultetin e Filologjise ishin me nxënësit dhe mesuesit e perkushtuar te kesaj shkolle per te folur per letërsinë, leximin, dëshirën për të lexuar, letërsinë që u pëlqen të rinjve dhe për libra të mrekullueshëm për rininë, të botuara nga Dituria: “Ate nate e pashe“…, “Cunat nuk qajne”, “Pesha e dashurise“.
Duke folur per librat e rinj te Diturise, “Çunat nuk qajne“, “E bardha dhe e zeza”, “Ne teh te thikes” te shkrimtares britanike Malorie Blackman, drejtuar kesaj grupmoshe, Mariana Ymeri, drejtore e botimit te DITURIA, e konsideroi librin nje objekt te çmuar, jetik, që përmban thesare të panjohura. Eshte shkolla, me mire se kushdo tjeter, qe mund të kombinoje kënaqësine e leximit me atë të nxenesit si qytetar i ndërgjegjshem dhe te punoje per përhapjen e leximit si një vlerë e përbashkët, që ndikon pozitivisht në cilësinë e jetës individuale dhe kolektive.”
““E ngushelloj veten, e shtyre nga besimi se jane vetem nje grusht individesh me koncepte te kufizuara, ata qe po marrin ne qafe gjithe shoqerine. Po sa duhet te jete numri i tyre, qe te kuptosh se paragjykimet jane te disa individeve dhe jo te gjithe shoqerise?” Vetem nje paragraf i librit “E bardha dhe e zeza”, mund te behet zemra e nje diskutimi te forte, sepse leximi te ben te reflektosh por edhe te nderhysh. Libri të sfidon imagjinatën ne cdo rresht.
Lexoni sa me shume, pavaresisht nese eshte liber leter, apo liber elektronik…
Fjala e lexuesve të rinj
“Çunat nuk qajnë” por burrat e vërtetë qajnë….ishte motivi i reflektimit të nxënësve të kësaj shkolle, pas leximit të librit “Çunat nuk qajnë”…
Zeri i tyre foli kundër paragjykimeve, për të vërtetën, kurajon, pranimin e tjetrit ndryshe…
Interesantë, të thelluar, kreative, ishin nxënësit në esetë e tyre.
Mirënjohje stafit të kësaj shkolle për seriozitetin dhe profesionalizmin.
Duke folur per librin “Pesha e Dashurise” dhe “Ate nate e pashe” para auditorit te vemendshem te nxenesve te shkolles Numani, Lili Sula, shefe e Departamentit te Letersise ne Fakultetin e Filologjise, u shpreh se “Edukimi i të lexuarit është i vështirë dhe në shumë raste një ndërmarrje e pamundur… themelore është të jesh në gjendje të kalosh nga koncepti i të lexuarit si detyrë shkollore në leximin si argetim, si një veprimtari e lirë, e aftë ta vendose nxënësin në marrëdhënie me veten, me të tjerët dhe me një botë të re, atë që gjendet brenda librave.”
#books #baby #bookaddict #boyswillbeboys #lifechanging #TetoriLibrit #NeEdukojmeLexues
#unelexoj…#bashkemeju #igbooks #Çunatnukqajne #MalorieBlackman #bookaddict #bookaholic #ilovereading #VirgjilMuçi #historifateshnjerezore #creativeuropeprogramme