Blogu

Një intervistë me Carlos Ruiz Zafon nga Flogerta Krypi

Ka qenë datëlindja ime e njëzet kur në grumbullin e madh të dhuratave, vura re një libër me titullin “Hija e erës” të autorit Carlos Ruiz Zafon. E tërhequr nga titulli fillova të lexoj fundin e librit ashtu siç bëj zakonisht, duke u përpjekur të imagjinoj fillimin e një tij. Ishte e pamundur të imagjinoje një fillim për një libër me një fund të tillë. Nisa leximin e librit dhe e përfundova për rreth katër orë. U mahnita. Kërkova në internet për të dhe zbulova të gjithë botimet që ishin ishin sjellë në shqip nga ky autor “best seller” në shumë vende të botës, autori i dytë më i lexuar në Spanjë pas Miguel Servantes. Nuk e dija se një ditë do të kisha nderin të isha përballë tij në një takim.



Leave a Comment

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes:

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>