Një nga autorët e dashur edhe të lexuesit shqiptar, Carlos Ruiz Zafon, vjen me librin e katërt të tetralogjisë, LABIRINTI I SHPIRTRAVE, përkthyer në shqip nga Flavia Kaba, duke përfunduar kështu sagën e “Varrezave të librave të harruar”.
Sapo t’ju bjerë në dorë, nuk do të prisni dot që të zhyteni edhe një herë në atë qytet magjik dhe misterioz, që quhet Barcelonë, dhe është sfondi i një historie që do t’ju lërë vërtet pa frymë.