Në ditën e të dashuruarve, një roman për dashurinë prezantohet dhe diskutohet me studentët e UT: SHTEPIA NE UDHEKRYQ, i shkrimtarit te madh grek Vassilis Vassilikos.
Petrit Ymeri, drejtor i Shb Dituria u foli studenteve per letersine greke, botimin e saj ne Shqiperi dhe vendin e rendesishem qe ze ne kulturen tone, per perkthyesit me emer te kesaj letersie te madhe, te tradites dhe te kohes se sotme.
Kleo Lati, perkthyes per here te dyte i ketij shkrimtari te shquar, u ndal ne vlerat dhe ndikimin e letersise se Vassilikoit ne letersine greke. Shefja e Departamentit te Letersise ne UT, Lili Sula, foli per vemendjen e posacme qe i çdo i ri duhet t’i kushtoje kesaj letersie te madhe, si pjese me peshe e letersise boterore por edhe si letersi e fqinjeve qe sherben si ure lidhjesh kulturore mes dy vendeve. Per me teper, u shpreh znj. Lili Sula, kjo letersi vjen permes nje perkthimi cilesor, qe ka rëndësi jetike për kulturën tone, sepse pa të do të ishte e pamundur njohja e gjithë thesarit të artit letrar .
Shefja e Departamentit te Gjuhes Greke ne UT, Sofie Delijorgji, u shpreh se eshte nje pjese e kurrikules se tyre studimi i produktit letrar te Vassilikoit qe ka nje kontribut te madh ne jeten letrare, kulturore por edhe politike te Greqise.
Anila Mullahi, pedagoge e letersise se huaj, ne Fakultetin e Filologjise, i njohu studentet me vepren permes nje analize te hollesishme artistike si edhe me mesazhin qytetar te vepres.
Studentet lexuan pjese dhe bene pyetje rreth romanit. Ne takim mori pjese edhe znj. Glykeria Mitropoulou, nga Zyra e shtypit ne ambasaden greke.