Blogu

#QëndrojNëShtëpiDheLexoj

#DëgjojAudiobookNëShtëpi

Në këto ditë të ndërlikuara, me koronavirusin në atmosferë, por edhe me përgjegjësinë për ta shmangur për veten dhe për të tjerët, mbështetja te libri dhe leximi mund të jetë një mënyrë për t’u izoluar me “dëshirë”.

Historia është përplot me momente të tilla, jo gjithmonë e kontrollojmë dot gjithçka por është po aq e vërtetë që vlera e gjithsecilit qëndron në mënyrën se si reagon ndaj vështirësive. Si njerëz jemi krijesa komplekse, kontradiktore, si qenie shoqërore jemi të zot të mundim gjithçka. Dhe Letërsia na vë në kontakt me të gjitha këto situata…dhe na mbush me frymëzim.
Kohën e ndenjjes në shtëpi, le ta shfrytëzojmë për të lexuar librat që tashmë i kishim blerë, por po prisnin një çast të lirë…Bëni një vizitë në librari, duke respektuar rregullat, duke ruajtur distancat me të tjerët: do të gjeni aty lexime vërtet me vlerë!
Dhe përfshijini fëmijët në këtë veprimtari: libri u mëson shumë gjëra por sidomos i ARGËTON çka është shumë e rëndësishme, në një kohë kur janë të detyruar të mos shkojnë në shkollë dhe të mos takojnë shokët.
#QëndrojNëShtëpiDheLexoj
Bashkohuni me nismën tonë!


#QëndrojNëShtëpiDheLexoj
#DëgjojAudiobookNëShtëpi
#Erotika  #JanisRicos  #EleanaZhako

#QëndrojNëShtëpiDheLexoj
#DëgjojAudiobookNëShtëpi
#IshulliIDështimit  #InaVellcanova #RajnaKovaçi

#QëndrojNëShtëpiDheLexoj
#DëgjojAudiobookNëShtëpi
#ShtëpiaNëUdhëkryq   #KleoLati