Blogu

23 Prilli, Dita Botërore e Librit/Flavia Kaba, përkthyese, lexon “Labirinti i Shpirtrave”

23 Prilli, Dita Botërore e Librit. 
Ideja e një dite kushtuar LIBRIT lindi për herë të parë në Katalonjë.
Po e fillojme ditën tonë festive me Flavia Kabën, perkthyese, që prezanton dhe lexon nje fragment nga “Labirinti i shpirtrave”, i autorit katalanas, Carlos Ruiz Zafon.

“Luleshitësit, të armatosur me një oqean trëndafilash të kuq, nuk kishin qenë më pak. Në nëntë fiks, rrugët e qendrës së Barcelonës ishin zbukuruar për ditën e madhe të librave me shpresën që profecitë e zymta nuk do të trembnin të dashuruarit, lexuesit dhe të gjithë vulëhumburit që mblidheshin në mënyrë të përpiktë më 23 prill të çdo viti, që nga viti 1930 për të festuar, sipas mendimit të Ferminit, festën më të bukur të universit. Në orën nëntë e njëzet e katër minuta ndodhi, sikurse nuk pritej, mrekullia.”
“Labirinti i shpirtrave”, Carlos Ruiz Zafon.
#StayAtHome#WorldBookDay#CreativeEurope#LabirintiIShpirtrave#FlaviaKaba#CarlosRuizZafon

Flavia Kaba, perkthyese, lexon "Labirinti i Shpirtrave"

23 Prilli, Dita Botërore e Librit. 📚💥❤️Ideja e një dite kushtuar LIBRIT lindi për herë të parë në Katalonjë. Po e fillojme ditën tonë festive me Flavia Kabën, perkthyese, që prezanton dhe lexon nje fragment nga "Labirinti i shpirtrave", i autorit katalanas, Carlos Ruiz Zafon. #StayAtHome #WorldBookDay #CreativeEurope #LabirintiIShpirtrave #FlaviaKaba #CarlosRuizZafon

Posted by Shtëpia Botuese DITURIA on E enjte, 23 April 2020