Një takim interesant Sot në Friends Book House, Ina Vëllçanova, e ftuar nga Dituria, në kuadrin e Projektit europian të përkthimit, "Histori fatesh njerëzore", prezantoi librin e saj "Ishulli i dështimit", Çmimi Europian për Letërsinë, 2017.Drejtori Ekzekutiv i Sh. B. DITURIA, Petrit Ymeri, pasi i bëri të njohur publikut të pranishëm ecurinë e deritanishme të Projektit, foli për krijimtarinë e autores bullgare dhe rrugën e saj letrare. Shkrimtarja Diana Çuli foli për njohjen e letërsisë bullgare në Shqipëri dhe mbresat e saj nga njohjet me shkrimtarë bullgarë dhe institucione kulturore në Bullgari. Rrëfimi i shkrimtares Ina Vëllçanoca për letërsinë e...
Prezantimi i librit “Ishulli i Dështimit” në Friend’s Book House, te pranishme shkrimtarja Ina Vëllçanova dhe perkthyesja Rajna Kovaçi
