Blogu

Prezantimi i librit “Ishulli i Dështimit” në Friend’s Book House, te pranishme shkrimtarja Ina Vëllçanova dhe perkthyesja Rajna Kovaçi

Një takim interesant Sot në Friends Book House, Ina Vëllçanova, e ftuar nga Dituria, në kuadrin e Projektit europian të përkthimit, "Histori fatesh njerëzore", prezantoi librin e saj "Ishulli i dështimit", Çmimi Europian për Letërsinë, 2017.Drejtori Ekzekutiv i Sh. B. DITURIA, Petrit Ymeri, pasi i bëri të njohur publikut të pranishëm ecurinë e deritanishme të Projektit, foli për krijimtarinë e autores bullgare dhe rrugën e saj letrare. Shkrimtarja Diana Çuli foli për njohjen e letërsisë bullgare në Shqipëri dhe mbresat e saj nga njohjet me shkrimtarë bullgarë dhe institucione kulturore në Bullgari. Rrëfimi i shkrimtares Ina Vëllçanoca për letërsinë e...

Continue Reading →

Intervistë me Flavia Kabën, përkthyesen e librit “Labirinti shpirtrave” nga Carlos Ruiz Zafón

Suksesi i merituar dhe puna ambicioze e një pedagogeje dhe përkthyeseje! Sukseset e shumta falë punës së palodhshme e rendisin në një nga femrat më të arrira të shoqërisë intelektuale. Pedagogia e gjuhës spanjolle në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të UT-së, Dr. Flavia Kaba, përveçse një nga pedagoget më të dashura të këtij fakulteti tashmë njihet edhe jashtë tij si përkthyese e romaneve të fundit bashkëkohore nga letërsia spanjolle, si psh. Carlos Ruiz Zafon, Julia Navarro, etj. E ftuar në studio të ndryshme televizive mbi përkthimet letrare apo për të folur rreth trendit të ri të gjuhës spanjolle, sot...

Continue Reading →

Dashuria dhe pasioni për të lexuar janë gjithmonë ngjitës. Në shkollën “Haki Shehu” Petrelë. Të pranishëm Petrit Ymeri, drejtor i Diturisë, Erion Kristo, perkthyes dhe Mariana Ymeri

Në shkollën "Haki Shehu", Petrelë Si t'i bësh fëmijët të duan librin?Përkthyesit në "frontin" e parë!Poliksena në udhëtimin e saj të mrekullueshëm dhe shumë libra të tjerë mbërrijnë në shkollën "Haki Shehu" Petrelë.Z.Petrit Ymeri, z. Erion Kristo dhe znj. Mariana Ymeri ishin sot në shkollën nëntëvjecare të Petrelës, për të folur për leximin dhe librin. Një shkollë me nxënës kureshtarë, të përkushtuar, premtues.Dashuria për librin?Z. Petrit Ymeri, drejtor i Sh. B. Dituria, u foli fëmijëve për librin artistik: "Që të rriteni, duhet të lexoni", tha ai. "Vetëm atëherë do të bëheni qytetarë të mirë dhe do ta çoni përpara vendin".Erion...

Continue Reading →

ABC News: “Erotika”, Janis Ricos, kronikë e takimit me lexues

Përmbledhja poetike e Janis Ricos, “Erotika” vjen në duart e lexuesit e shqipëruar nga Elena Zhako.  Përkthyesja  pranon vështirësitë e përkthimit të poezive erotike, por ajo thotë se  lexuesi do të njohë një Ricos të zhytur kokë e këmbë në dashuri. “Erotika” është përmbledhja  poetike e Janis Ricos, shkruar në dhjetëvjeçarin e fundit të jetës  së tij. Ky vëllim, ndryshe nga vëllimet e tij të mëparshme poetike, shquhet për modernizmin e theksuar  dhe një gjuhë me theks të fort erotik. Shqipëruesja Elena Zhako pranon vështirësitë e përkthimit të kësaj poezie. Boetuesi Petrit Ymeri sugjeron referencat nga vargëzimi popullor. Përmbledhja poetike...

Continue Reading →

Shqiptarja.com: “Erotika”, Janis Ricos

https://shqiptarja.com/lajm/erotika-e-janis-ricos-ne-shqip-perkthyesja-poezite-e-tij-jane-per-dashurine-mishtore?fbclid=IwAR251Z3AY-S86Nu7uAkJIDDUV_HggziBbrdtmGUeB4cXl0NK6hZFnJHkdIU ‘Erotika’ e Janis Ricos në shqip, përkthyesja: Poezitë e tij janë për dashurinë mishtore Botohet në gjuhën shqipe “Erotika” e poetit të njohur grek Janis Ricos. Përkthyesja Eleana Zhako, teksa thotë se Ricos është nominuar disa herë për “Nobel”, shton se poezitë e tij i kushtohen dashurisë mishtore Vëllimi poetik “Erotika” i Janis Ricosit, poetit grek që është nomiminuar disa herë për “Nobel”, vjen në gjuhën shqipe nga përkthyesja Eleana Zhako. Gjatë një mbrëmje poetike në galerinë “Zenit” ku pjesë e saj ishin njerëz të letrave përkthyesja Zhako ndalet tek rëndësia e këtij botimi me poezi, që poeti grek...

Continue Reading →

Mbrëmje poetike: “Erotika” nga Janis Ricos, e pranishme perkthyesja Eleana Zhako

Kur mblidhesh në një mbrëmje poetike për të dëgjuar vargje të Ricosit...Drejtori i ShB. Dituria, z. Petrit Ymeri, përkthyesja Eleana Zhako, përfaqësues nga Ambasada Greke dhe shumë njerëz të kulturës e sidomos të letërsisë folën për poezitë e Ricosit, për kontributin e tij në letërsinë botërore, për çmimet e marra dhe çmimet e munguara, për botëkuptimin e tij letrar dhe miqtë e tij të ngushtë me emra të shquar në letërsinë botërore.Po sigurisht, pjesa më e bukur e mbrëmjes ishte leximi i vargjeve të Ricosit, nga pjesemarrësit, në shoqërinë e një gote vere. #poezi#igbooks#janisricos#erotika#bookaddict#bookaholic#ilovereading#eleanazhako#historifateshnjerezore#yannisritsos#creativeurope#booklove#bookstagrammer#bookstagram#bookphotography#booklife#bookblogger#booklover#fantasybook#booknerdigans#booknerd#bookart#bookwarm#bookish #booklover #booklove #lovebook

Continue Reading →

Udhëtimi i mrekullueshëm i Poliksenës, Bianca Pitzorno, në shkollën “28 Nëntori”, në Laprakë. Të pranishëm Erion Kristo, përkthyes dhe Mariana Ymeri, botuese

Si t'i bëjmë fëmijët ta duan librin?Shumë veta pyesin dhe shumë prindër shqetësohen për këtë... Është e paarritshme në kohën e teknologjisë? Jo, sigurisht që nuk është e paarritshme!Një takim sot në shkollën "28 Nëntori", në Laprakë, që na mbushi me emocione, ne dhe nxënësit, na bindi sërish për këtë. Shkuam për të prezantuar për nxënësit një libër të ri, që ka botuar DITURIA, pjesë e Projektit të Bashkimit Europian: "Histori fatesh njerëzore".Ishim pra aty, bashkë me Erion Kriston për të folur me nxënësit për librin "Udhëtimi i mrekullueshëm i Poliksenës", shkruar nga Bianca Pitzorno, përkthyes i të cilit është...

Continue Reading →