Virgjil Muçi lindi më 1963, në qytetin e Tiranës. Më 1986 përfundoi studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, në vitet 1987-1988 ndoqi kursin pasuniversitar për skenarist.
Ka punuar në Ministrinë e Kulturës 1998-2000; në Bibliotekën Kombëtare 2006-2010; ministër këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë, Otava, Kanada, 2011-’13; drejtor departamenti në Ministrinë e Punëve të Jashtme, 2012-’14; ministër këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, 2015-aktualisht.

Autor i njohur në letërsinë për fëmijë, është një nga përkthyesit më të njohur. Ai ka sjellë në shqip shumë vepra të mëdha: Kënga e Qyqes dhe Krimbi i mëndafshit nga R. Galbraith; Dhe nuk mbeti më askush dhe Vrasje në Orient Express nga Agatha Christie; E bardha dhe e zeza nga Malorie Blackman, botuar nga DITURIA, janë nga titujt më të suksesshëm që Virgjil Muçi ka shqipëruar për lexuesin e rritur. Ai ka përkthyer edhe për të vegjlit tituj të famshëm, si: Pipi Çorapegjata nga Astrid Lindgren; Tre derrkucët dhe Rosaku i shëmtuar etj.
Është fituesi i Çmimit kombëtar Penda e Argjendtë 1997; Çmimit të Përkthimit 1998; Çmimit At Donat Kurtit 2009, dhënë nga Ministria e Kulturës etj.
Përrallat dhe tregimet e tij, si Shpatat nuk u ndryshkën, Si u bë kampione bretkosa Kuak, Rojtari i pyllit, Përralla shqiptare, vëll. I-IV, Shtrigat, Përralla shqiptare 100+1 natë, vëll. I, II janë shumë të dashura për të vegjlit. Disa libra të tij janë përkthyer edhe në gjuhën italiane, si: Fiabe albanesi, Antologia della letteratura albanese contemporanea etj.

Ai është fitues i Çmimit kombëtar Pena e Argjendtë 1997; Çmimit të Përkthimit 1998; Çmimit At Donat Kurtit 2009, dhënë nga Ministria e Kulturës etj.

Showing the single result