Blogu

Kundera – Një Urë Midis Francës dhe Anës Tjetër të Perdes së Hekurt

Një debat ekspertësh mbi temën e trashëgimisë së veprave të Milan Kunderës

Në kuadrin e muajit të Frankofonisë, Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë organizoi një debat me temën Kundera – Një Urë Midis Francës dhe Anës Tjetër të Perdes së Hekurt. Milan Kundera simbolizon si Republikën Çeke ashtu edhe Francën dhe meqenëse librat e tij janë përkthyer në shqip, ai është gjithashtu një shkrimtar i mirënjohur në Shqipëri. Debati mbi temën e trashëgimisë së veprës së tij ishte një ndërthurje e perspektivave çeke, shqiptare dhe franceze.Debati u moderua nga Ambasadori i Republikës Çeke në Shqipëri, Jaroslav Ludva, ndersa pjesëmarrësit e tjerë ishin: Mirela Kumbaro, ish-ministre shqiptare e kulturës, përkthyese nga frëngjishtja (nga veprat e Kunderës ajo ka përkthyer Shakaja, Mosdija dhe Ngadalësia); Piro Milkani, regjisor, shkrimtar, përkthyes shqiptar, në vitet 1950 studioi në Çekosllovaki, më vonë u bë Ambasador i Shqipërisë në Republikën Çeke, dhe në vitin 2019 iu akordua çmimin Gratias Agit për promovimin e Republikës Çeke; Alda Bardhyli, gazetare letrare, eksperte e letërsisë dhe drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe drejtoreshë e Shtëpisë Botuese Saras. Falë saj, shumë autorë tërëndësishëm të letërsisë bashkëkohore kanëardhurnë shqip; Kristiana Golemi, kritike letrare, përfaqësuese e Shtëpisë Botuese DITURIA e cila boton shkrimet e KunderësPjesëmarrësit online: Prof. Petr Drulák, intelektual, shkencëtar politik, profesor, ish-Ambasador i Republikës Çeke në Francë, mik i Kunderës. Në vitin 2019 ai i dorëzoi shtetësinë Çeke shkrimtarit. Saverina Pasho, përkthyese nga frëngjishtja (nga veprat e Kunderës ajo ka përkthyer Lehtësinë e Padurueshme të Qënies dheValsin e Lamtumirës). Gjatë debatit gjithashtu u prezantuan dy mesazhe – njëri nga Mira Meksi, përkthyesja shqiptare e cila përktheu Identitetin, dhe tjetri nga Ismail Kadare, shkrimtar i rëndësishëm shqiptar dhe mik i Kunderës (mesazhi i tij u lexua nga Piro Milkani).

https://www.facebook.com/czech.embassy.in.albania/videos/554994395448563