Blogu

Takim i përkthyeses Jonila Godole me maturantë të shkollës “Partizani” për të diskutuar romanin “Anthi i portierit para penalltisë” nga Peter Handke

PSE LEXIMI ËSHTË SOT MË I RËNDËSISHËM SE KUDOHERË!

Gjatë këtij viti kur ne Shqipëri u izoluam ose na u desh të kufizojmë kohën e kaluar jashtë, librat provuan se janë mjete të fuqishme për të luftuar izolimin, për të forcuar lidhjet midis nesh, për të zgjeruar horizontet tona, për të stimuluar mendjet dhe krijimtarinë tonë. Me rastin e #DitësBotëroretëLibrit dhe të së #DREJTËSSËAUTORIT, 23 prill, DITURIA ka organizuar shume aktivitete për të festuar rëndësinë e leximit, për të nxitur deshiren e te rinjve per leximin dhe për të promovuar një dashuri të përhershme për letërsinë.Sot ne ishim ne bibliotekën “Hamit Beqja” përballë nxënësve te shkollës Partizani, maturante, ne një diskutim për librin “Ankthi i portierit para penalltisë”, te Peter Handkes, me përkthyesen Jonila Godole. Çfarë përfaqëson ky libër ne letërsinë botërore? A është Jozef Blohu, “portieri”, përballë një ankthi që e detyron të kryejë krime? A ka shprese për personazhin të ndryshoje, a mund të shpëtojë ai nga vetja e keqe? Është kjo një pyetje që merr vlera universale por i mbetet në dorë lexuesit ta zgjidhë, sipas këndvështrimit të vet…#PeterHAndke#Çmiminobel2019#Ankthiiportieritparapenalltise#JonilaGodole#EACEA#CreativeEurope#bibliotekaHamitBeqja#GjimnaziPartizani