Blogu

Prezantimi i projektit “Lexo, eksploro, reflekto për diskriminimin dhe bullizmin, përmes letërsisë!” në bibliotekën publike “Gjergj Fishta”, Lezhë

Sot në Bibliotekën publike “Gjergj Fishta”, në Lezhë, dy punonjëse të DITURISË, Jeta Shyle dhe Kristiana Golemi, prezantuan disa botime në kuadër të projektit “Lexo, eksploro, reflekto për diskriminimin dhe bullizmin, përmes letërsisë!!”, mbështetur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit. Drejtori i Bibliotekës, z. Albert Çuko e përshëndeti këtë veprimtari e cila e pasuron jetën letrare të qytetit, u shpreh ai.

Jeta Shyle u foli nxënësve të shkollës “Hydajet Lezha” edhe për konkursin BOOKTUBERI më i mirë, edicioni 2021.

Për herë të parë, DITURIA promovon figurën profesionale të lexuesit që komenton libra dhe i ndan përshtypjet e tij përmes videove. Gara do të jetë e hapur nga 23 prill deri më 30 maj! Çmimi do të jepet nga një juri në muajin qershor dhe ceremonia do të organizohet në ditët e Panairit të Librit, nëntor 2021.

Falënderojmë mësuesen Yllka Çuko për vëmendjen që i kushton aktiviteteve librore, si pjesë e kulturës së nxënësve.