Ndoshta pjesa më e bukur e punës sonë botuese: kur e promovojmë letërsinë para brezit të ri dhe kemi përballë të rinj që dëgjojnë me vëmendje apo edhe diskutojnë, reflektojnë, lexojnë. Sot, duke folur për librin “Ankthi i portierit para penalltisë” të nobelistit Peter Handke. Drejtori i shtëpisë botuese DITURIA foli për këtë roman si një histori thriller, sepse romani zë fill nga një krim i urryer, por që autori e nxjerr nga skemat tradicionale të zhanrit, sepse krimi këtu shfaqet krejtësisht pa motiv, aq i beftë dhe i paparashikueshëm sa e habit lexuesin, siç nuk ka asnjë gjurmë hetimi, kërkimi të dhënash, provash dhe madje as të zgjidhjes së çështjes dhe arrestimit të fajtorit. Handke ka në duar një enë bosh, krejtësisht të hapur, për ta mbushur me çdo mundësi të mëtejshme zhvillimi. Dhe ai zgjedh mundësinë më tërheqëse, por në të njëjtën kohë më tjetërsuese, ashtu si çdo metaforë: duke e vënë protagonistin e tij vrasës, montatorin Jozef Bloh, dikur “portier futbolli me emër” në pozicionin e portierit që pret goditjen, pa mundur të gjejë dot se nga cila anë do të vijë, ndërsa sytë e të gjithëve janë drejtuar tek topi, kurse ai është vetëm në pritje të penalltisë. Të gjykojmë veprën, jo autorin, ftoi P. Ymeri, si për shume te tjerë autore te mëdhenj, madje edhe nobeliste.Edvin Cami, pedagog dhe përkthyes, u ndal ne letërsinë austriake dhe në kontekstin e formimit te Handkes artist, duke vënë në dukje sidomos natyrën kontroverse të këtij shkrimtari por edhe shpirtin e tij revolucionar.Mariana Ymeri, botuese dhe përkthyese foli për përkthimin e goditur ne shqip te Jonila Godoles dhe i ftoi lexuesit te përqendrohen në stilin e te shkruarit, një pjesë e sekretit te Handkes është aty. Është ajo apatia apo ftohtësia e dukshme e protagonistit që të lë pa frymë, e përshkruar me një gjuhë që e ka bërë atë një nga shkrimtarët më interesantë bashkëkohorë… Sigurisht që nuk është një lexim i lehtë, por pak si Handke arrijnë të gërmojnë zonat e errëta që fshihen pas normalitetit (ne dukje) më sigurues. Nuk është rastësi që ai është gjithashtu një autor mjaft i diskutueshëm.Me disa studentë të Fakultetit të Gjuhëve të huaja dhe nxënësit e shkëlqyer të gjimnazit “Ismail Qemali” të Tiranës. Teuta Berishaj, mësuesja e tyre, është edhe një orientim i sigurt i nxënësve për librin e mirë. #DiteteEuropes#EuropeDay#KulturanabashkonmeEuropen#ShtepiabotueseDituria#Eacea#Creativeeurope#Peterhandke#JonilaGodole














