Blogu

DITËT E EUROPËS/“Lexo, eksploro, reflekto për diskriminimin dhe bullizmin përmes letërsisë” & “Booktuber 2021”. Diskutim për vëllimin poetik “E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty nga Alda Merini, shqipëruar nga Ledia Dushi

DITËT E EUROPËS

Aktiviteti i dytë sot në Kalanë e Toptanit/Tiranes

Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare të Leximit u foli nxënësve te shkollës Partizani për kënaqësinë e librit dhe vlerën e kulturës së librit për secilin prej tyre. Mariana Ymeri, drejtore e botimeve te DITURIA prezantoi projektin “Lexo, eksploro, reflekto për diskriminimin dhe bullizmin përmes letërsisë” dhe garën e bukur, te shpallur nga Dituria për titullin “Booktuberi më i mirë shqiptar për vitin 2021”. Një diskutim interesant për poezinë e Alda Merinit dhe përkthimin e kësaj poezie nga Ledia Dushi ne shqip u be nga shkrimtarja dhe përkthyesja Diana Culi dhe pedagogia e letërsisë bashkëkohore ne UT, Viola Isufaj. #DiteteEuropes#EuropeDay#KulturanabashkonmeEuropen#ShtepiabotueseDituria#Eacea#Creativeeurope#AldaMerini#lediadushi#gjimnazipartizani