Blogu

DITËT E EUROPËS/ Paraqitja e romanit “Ngadalësia”, Milan Kundera

Milan Kundera, rrëfyer prej përkthyeseve Saverina Pasho dhe Mirela Kumbaro, i intrigoi mjaft studentët, pedagoget dhe mësueset e letërsisë të gjimnazeve, mbledhur në Kalanë e Tiranës, në një aktivitet për librat e fundit përkthyer në shqip të këtij autori të shquar që tashmë njihet mirë nga lexuesi shqiptar.Mirela Kumbaro foli për punën e saj si përkthyese duke filluar me romanin e madh të Kunderës, “Shakaja”, më pas “Mosdija” dhe së fundi “Ngadalësia”. Një shkrimtar të pakrahasueshëm, origjinal dhe me një talent të vecantë, e konsideroi Kumbaro, Kunderën.Për “Lehtësia e padurueshme e qenies” foli Saverina Pasho, që e analizoi romanin në aspektin e referimeve filozofike dhe artistike te tij. Nuk munguan në fund edhe rekomandimet e Mirelës për verën në ardhje: nga “Lehtësia…” e “Ngadalësia” deri te” Valsi i lamtumirës” e me radhë …#DiteteEuropes#EuropeDay#KulturanabashkonmeEuropen#ShtepiabotueseDituria#Eacea#Creativeeurope#Ngadalesia#MirelaKumbaro#Lehtesiaepadurueshmeeqenies#SaverinaPasho+5