Ne kuadrin e projektit “Udhetim me mjeshtrat e letersise europiane” #EACEA per te promovuar letersine europiane me te mire, ishte ne Vlore Jeta Shyle, redaktore e librave #Katitzi” dhe “Katitzi dhe qeni Suing” te autores suedeze #KatarinaTaikon.
“Fol hapur dhe me guxim! Ti nuk je vetëm”: ishte tema e takimit me mësuese Luljetën, dhe nxënësit e shkolles “Ismail Qemali”, Vlorë. E frymëzuar nga historia personale, Katarina Taikon, autore e librave, ka shkruar për jetën dhe aventurat e Katitzit dhe familjes së saj rome, shpjegoi Jeta Shyle, redaktore e librave.
Gazmore dhe plot kureshtje për botën, Katitzi është një vajzë rome tetëvjeçare. Së bashku me motrat, Rozën dhe Lenën, Katitzi duhet të punojë çdo ditë dhe të kujdeset për motrat e vëllezërit më të vegjël, të lindur nga martesa e dytë e babait me një zonjë suedeze, që di vetëm të ankohet dhe të japë urdhra.
“Po pse nuk mund të jetojnë në një shtëpi të vërtetë? Të ndalen në një vend pa i dëbuar? Pse të mos shkojnë në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë?” pyet Katitzi, e cila, nuk është nga ato që dorëzohen përballë padrejtësive dhe të heqin dorë nga ëndrrat e tyre.
Mosha e leximit: nga 7 vjeç.
Ne takim u diskutua nga femijet edhe per libra te tjere kunder diskriminimit dhe dhunes te pershtatshme per moshen e tyre, si “Shoku im kokeposhte” etj.
Ne fund te takimit nga DITURIA u dhuruan disa libra.
#ShtepiabotueseDituria #Eacea #Creativeeurope #Katitzi #KatitzidheqeniSuing #SokolDemaku #KatarinaTaikon #QKLL #Booktuberishqiptar #Shokuimkokeposhte





