Blogu

“Udhëtim me mjeshtrit e letërsisë europiane” & “Booktuberi shqiptar, edicioni 2021” në shkollën e mesme “Ali Demi”, Vlorë

Shkolla e mesme “Ali Demi”, VlorëNe kuadrin e projektit “Udhetim me mjeshtrit e letersise europiane” #EACEA per te promovuar letersine europiane me te mire, ishte ne Vlore Jeta Shyle, redaktore e libraveDITURISE. Projekti i ri i Diturisë, Booktuberi shqiptar, edicioni 2021, i mbështetur nga QKLL, synon të nxisë dëshirën e nxënësve për të diskutuar për librin, duke shfrytëzuar mundësitë digjitale për promovim dhe prezantimi i titujve të librave që bëjnë pjesë në këtë garë, me mesazhe të qarta kundër diskriminimit, bullizmit, stigmës në shkollë etj. “Fol hapur dhe me guxim! Ti nuk je vetëm” Kjo ishte kryefjala e takimit me nxënësit e shkollës “Ali Demi”, në Vlorë. Jeta Shyle, punonjëse e DITURISE u shpjegoi nxënësve si funksionon kjo garë, standardet e saj, dhe gjithashtu dha një panoramë të librave të përfshirë në këtë garë tërheqëse.Gjithashtu Jeta foli për vlerat e librit dhe leximit duke u përqendruar në librat e botuar në kuadër të projektit së Europës Kreative “Me mjeshtrit e letërsisë europiane”, Peter Handke, Milan Kundera, Alda Merini, Janis Ricos etj. #ShtepiabotueseDituria#Eacea#Creativeeurope#Peterhandke#JonilaGodole#AldaMerini#LediaDushi#MilanKundera#MirelaKumbaro#JanisRicos#RomeoÇollaku#MarianaYmeri#Booktuberishqiptar#QendraKombetareeLeximitdheLibrit