“Udhëtim me mjeshtrit e letërsisë europiane” mbërriti edhe në qytetin e Përmetit.
Me përkthyesit Mirela Kumbaro, Diana Çuli, Xhimi Lazri për të folur për librat e Kunderës, Merinit, Handkes, Ricosit etj.
Në Qendrën Multikulturore të Përmetit, para një salle të mbushur me të rinjtë e shkollave të mesme, por edhe mësues të letërsisë, specialistë, pjestarë klubesh letrare, drejtori Petrit Ymeri, foli për projektin e Diturisë, mbështetur nga programi i përkthimit të Europës Krijuese, duke promovuar vlerat e larta të këtyre shkrimtarëve europianë, si dhe të përkthyesve të tyre. “Letërsia europiane është një urë e fortë jo vetëm kulturash, por edhe mendesish dhe veprimesh”, tha ai.
Mirela Kumbaro, përkthyese e romanit “Ngadalësia”, me autor Milan Kunderën, u rekomandoi të rinjve të lexojnë sa më shumë, për kënaqësinë e tyre, për të pasuruar kulturën e tyre dhe për të qenë më të zotë e për një përballuar jetën më mirë. Diana Culi foli për Alda Merinin dhe Ricosin si poetë të mëdhenj që kanë shkruar për rininë. Xhimi Lazri uroi nismën e fundit të bashkisë së Përmetit për ringritjen e bibliotekës së qytetit.
Dituria i dhuroi bibliotekës publike të sapongritur 450 libra, cka u prit me duartrokitje nga rinia e mbledhur. Alma Hoxha, kryetare e bashkisë e falënderoi Shtëpinë Botuese DITURIA për këtë dhuratë të cmuar dhe u shpreh se sfida e saj në të ardhmen, edhe me mbështetjen e Kumbaros, njëherazi deputete e Përmetit, do të jetë pasurimi i mëtejshëm i fondeve të bibliotekës.
#CreativeEurope #milakundera #ngadalesia #MIrelakumbaro #jonilagode #NobelPrizeWinner #PeterHandke
Ne Permet, para nje salle te mbushur me te rinj te shkollave te mesme, Dituria, beri edhe mbylljen e nje pjese te projektit “Lexo, eksploro, reflekto per diskriminim dhe bullizmin permes letersise”, projekt i Diturise mbeshtetur nga Qendra Kombetare per Lexim. Ne nje diskutim te hapur Petrit Ymeri, Mirela Kumbaro, Mariana Ymeri, Diana Culi, Xhimi Lazri, Anila Mihali, mesues te letersise, specialiste te ndryshem folen dhe promovuan libra kunder diskriminimit si mjete te forta kunder rasteve te bullizmit. #javaeevropes QKLl #shtepiabotuesedituria #kulturanabashkonmeeuropen













