Për një botë të lirë nga paragjykimi dhe diskriminimi! Kjo ishte tema e takimit të radhës, këtë herë në shkollën 9-vjeçare “Osman Myderizi” në Tiranë. Frymëzuar nga veprat Katitzi dhe Katitzi dhe qeni Suing të shkrimtares suedeze me origjinë rome Katarina Taikonit, tanimë e renditur ndër shkrimtarët klasikë, redaktorja Jeta Shyle dhe mësueset Alma Laze e Moza Tola diskutuan me nxënësit për bullizmin e diskriminimin, për pasojat që kanë në shoqërinë e sotme, e veçanërisht te të rinjtë, si dhe për letërsinë dhe librin si armë të fuqishme kundër këtyre dy dukurive tepër aktuale. #Olgaprejletre#misteriozja#katitzi#elisabettagnone#CreativeEurope4Books









