Blogu

Përkthyesja Albana Nexhipi në një takim me nxënësit e shkollës “Ernest Koliqi”, Tiranë

Gjeja me e bukur, xhevahiri i procesit per ne botuesit, eshte kur na mirepret lexuesi.Dhe ne e bejme me shume deshire promovimin e letersise se mire, sidomos kur gjejme aq dashuri dhe mikpritje si te shkolla Ernest Koliqi. E falenderojme drejtoreshen e kesaj shkolle, Mirela Berisha, dhe mesuesen e letersise, Sonila Kulla per gadishmerine dhe nxenesit e shkelqyer qe kane. Faleminderit Albana per energjine pozitive qe u percjell femijeve. Me poshte postimi i perkthyeses A. Nexhipi:

“E nuk kishte se si, që në tetorin e librit, Botimet “Dituria” dhe shkolla “Ernest Koliqi”, të mos organizonin një bisedë të ngrohtë mbi librin për fëmijë, mbi përkthimin, mbi leximin si një proces tejet i nevojshëm për rritjen, e po ashtu edhe për “botët” ku zhytemi përmes tij. Kënaqësi shumë e madhe ora e shkuar me këta 11-vjeçarë, që jo vetëm i kishin lexuar librat “Aventurat e Olgës prej letre” dhe Fairy Oak, “Lisi i Magjepsur”, botuar me aq profesionalizëm nga “Dituria”, po më mbytën dhe me pyetje🥰🥰🥰

#shtepiabotuesedituria#ernestkoliqi#AlbanaNexhipiLekaj#Olgaprejletre#FairyOak#leximindihmonrritjen#tetoriilibrit#CreativeEurope4Books