Çmimi i Ambasadës së Francës në Tiranë, për përkthimin më të mirë nga letërsia franceze në shqip,i akordohet zonjës Mirela Kumbaro për përkthimin e romanit “Ngadalësia” të Milan Kunderës me këtë motivacion:Me shumë mjeshtëri e përmes intensitetit të fjalës, qartësisë së shprehjes dhe njëherësh ruajtjes së ambiguitetit e larmisë, përkthyesja na ka sjellë në shqip stilin kunderian, lakonik, muzikal e ironik me një tempo e ritëm adekuat me origjinalin.
Diana Çuli – Kryetare e Jurisë
Petrit Ymeri – Kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë
Fjala falenderuese e Mirela Kumbaros per Çmimin e Ambasadës së Francës në Tiranë, për përkthimin më të mirë nga letërsia franceze në shqip për romanin “Ngadalësia” të Milan Kunderës:
Nuk e mendoja se do te vinte puna qe te mos isha pjese aktive e Panairit te Librit.E para here ndoshta qe nuk jam drejtpersedrejti, ku qysh prej fillimit te tij, ne nje menyre ose ne nje tjeter, kam qene diku ne ndonje stende, a ne ndonje fron, si vizitore dhe blerese e rregullt fare, a si organizatore prej pasionit, por edhe si mbeshtetese prej detyres, pa dyshim edhe si kritike prej deshires per t’i pare gjerat edhe me mire. Por gjithmone ne front te pare te librit.Sot krejt e befasuar dhe e prekur, qe bota e librit me beri pjese te Panairit edhe pa qene fizikisht, jam e prekur,kam nje ndjesi malli per stendat e librave, te cilin do ta permbush ne radhe te pare duke falenderuar çdo shkrimtar, çdo perkthyes, çdo botues, dhe ne veçanti Botuesin e Shtepise Dituria, qe me ka dhene mundesine te jem pjese e rrugetimit shqip me Milan Kunderen, prej vitesh tashme.Shume mirenjohje jurise se ketij çmimi qe ngadalesoi hapin te “Ngadalesia” dhe e lexoi, e vleresoi, qe dmth e shijoi.Falenderimi i shkon edhe Ambasades Franceze qe dikur na u bashkua ne krijimin e ketij çmimi qe vjen nga atdheu im kulturor, te vecante per Panairin por edhe per mua si frankofone.Paradoksalisht nga libri qe kam perkthyer, une sot jam ne modus “shpejtesie”, dhe nuk e ula dot qe te jem me ju.Por jam e bindur qe lexuesit kane marre kohen qe duhet per te shijuar e kuptuar nje autor shume te madh si Milan Kundera, dashuria ime per te cilin eshte pa kushte!
Juaja, Mirela.