Blogu

Sofaja e Librit: Dituria prezanton titujt e rinj të Panairit të Librit 2021

Shtëpia Botuese Dituria ka 30 vjet përvojë ne tregun e botimeve, duke sjellë libra cilësorë të zhanreve të ndryshme. Në portofolin e saj të botimeve janë emra të mëdhenj si Erich Maria Remarque, Umberto Eco, Hilary Mantel, J. K. Rowling, por edhe libra të natyrës studimore, historike, etj. Në këtë panair vijnë disa botime të reja; ku veçohen “Pasqyra dhe drita” e Hilary Mantel apo Derrkuci i Krishtlindjes i autores së njohur të serisë së Harry Potterit. Për këto dhe shumë tituj të tjerë ne kemi ftuar znj. Mariana Ymeri për të ndarë me ndjekësit tanë librat që janë hedhur në qarkullim së fundi.