Shtëpia Botuese Dituria ishte e ftuar në Panairin e librit “Piu libri, più liberi”, në Romë (4-8 dhjetor 2021), organizuar nga Shoqata e Botuesve Italianë -AIE. DITURIA mori pjese në konferencën e AIE dhe shumë veprimtari të tjera letrare, promovuese dhe bashkëpunuese. @piulibri21 mbështetet edhe nga #ICE e cila, prej 20 vjetësh, ka qenë përkrah AIE për të promovuar shtëpitë botuese të vogla dhe të mesme në tregje ndërkombëtare, nëpërmjet operatorëve të huaj, përfshirë Shqipërinë, që marrin pjesë në këtë Panair për të stimuluar informacionin dhe bashkëpunimet editoriale.Zoti Petrit Ymeri, drejtor i Diturisë dhe njëherazi kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, pati takime edhe me z. Niccola Lagoia drejtues i Sallonit të Librit të Torinos, dhe me z. Piero Attanasio, shef i marrëdhënieve publike dhe çështjeve europiane në AIE dhe bisedoi me ta për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë.
#shtepiabotuesedituria#piulibripiuliberi#ICE




