Per librin “Kopshti prej qelqi” te Tatiana Tibuleacut, perkthyer nga Maniela Sota, ishim sot ne nje prezantim ne Qendren Kombetare te Librit e Leximit.Perkthyesja Maniela Sota beri nje prezantim interesant dhe iu pergjigj pyetjeve te studenteve per letersine rumune, si dhe per temat themelore te ketij libri, per situatat dhe personazhet e tij te paharrueshme. Një histori për bashkëjetesën në një lagje të Kishinjevit (kryeqyteti i Moldavisë) në një kohë shumë të vështirë dhe të prapambetur. Një vend ku, në fund të fundit, atyre u mohohet e drejta për t’i përkitur një identiteti. Lastocika, jetime, zbulon një Kishinjev multikulturor kur birësohet nga një grua e vetmuar dhe ambicioze, e cila nuk dihet nëse dëshiron t’i ofrojë asaj një të ardhme të begatë apo e ka blerë si punëtore, duke e shfrytëzuar në mënyrë të pamëshirshme si në romanet e Dikensit! E gjithë historia në “Kopshtin prej qelqi” rrëfehet nga kjo vajzë e vogël, e detyruar të mbijetojë në një botë të dekompozuar dhe të brishtë, e dërrmuar mes nënës birësues ruse dhe identitetit rumun, mes asaj që është dhe asaj që mund të ishte. Të gjitha ëndrrat e Lastockës së vogël për të jetuar një jetë idilike shpërbëhen, kur Tamara Pavlovna e kthen atë realisht në një skllave. Kjo “nënë” do ta shfrytëzojë për vite me radhë për të mbledhur shishe, do ta privojë nga dashuria e dhembshuria dhe do ta çojë në rrugën tragjike të fatkeqësisë dhe dhunës, abuzimit dhe lakmisë, që do t’i krijojnë vajzës plagë që nuk do të shërohen kurrë. Ky roman është një lloj letre mallëngjyese drejtuar prindërve të saj biologjikë, një mënyrë për të dëbuar të gjitha mendimet e veta, ashpër dhe pa dhembshuri. Tema kryesore e trajtuar në vepër është marrëdhënia nënë-bijë, por edhe abuzimi, përdhunimi, alkoolizmi, lakmia për para dhe mungesa e empatisë. Të gjitha të vendosura në një kohë të errët të komunizmit.. Pyetjet të ndjekin edhe pas leximit emocionues të këtij romani për formimin e një vajze që rritet mes dy gjuhëve dhe dy kulturave, në vitet kur ndryshojnë kufijtë dhe sistemet politike.”
#CreativeEurope4Books#manielasota#kopshtiprejqelqi#tatianatibuleac#QKLL














