Në Prizren, në librarinë Altera, një nga më të mirat në Shqipëri e Kosovë, për të prezantuar disa nga veprat më të mira të letërsisë europiane, botuar në shqip nga Dituria. Një investim i madh dhe punë kulturore e z. Hasan Gigollaj dhe Ismet Shemsedini, që duhet marrë si shembull, se si mund të punohet me librin dhe që duhet bërë i njohur e duhet përkrahur.Botuesi Petrit Ymeri foli gjatë për letërsine dhe marrëdhëniet me lexuesit, Edvin Cami prezantoi disa nga librat e përkthyer prej tij në kuadër të platformës së #CreativeEurope dhe Maniela Sota, përkthyese, diskutoi rreth disa prej figurave më të shquara të letërsisë rumune, dhe vendin e një shkrimtareje të re si Tatiana Tibuleac e vlerësuar me #EUPL2020. #shtepiabotuesedituria#Creativeeurope4books









